FESTIVALI I FILMIT TË RI BRITANIK

16– 19 SHKURT 2017 | KINEMA IMPERIAL

Na u bashkoni tek PlayUK, një festival filmi unik. Nga 16 deri në 19 Shkurti, audienca nga gjashtë qytete të Ballkanit Perëndimor do të shikojnë dhjetë filma premierë nga autorët britanikë, të cilët janë duke marrë shumë vëmendje në festivalet më të fundit bashkëkohore.

Me hapjen e festivalit me filmin T2 Trainspotting, pasionantë të filmit do të përjetojnë filmat dhe dokumentarët më të fundit bashkëkohorë britanikë gjatë katër ditëve.

FORMATI I FESTIVALIT

Me ndikimin e madh në jetën tonë të përditshme, mënyra si ne flasim, kinemaja britanike ka qenë një fenomen unik në kulturën bashkëkohore globale për dekada. Një fenomen i tillë meriton një format të veçantë.

Ne po e organizojmë PlayUK në gjashtë qytete të ndryshme në Ballkanin Perëndimor, duke shfaqur dhjetë premiera filmash në të njëjtën kohë në Beograd, Podgoricë, Prizren, Sarajevë, Shkup dhe Tiranë – duke e shpërndarë ndikimin e filmave britanikë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

FOKUSI I PROGRAMIT

PlayUK ka shumë ndikime. Ndërkohë që bota po kalon shumë ndryshime të shpejta, politika po paraqet formate të reja në të gjithë botën, qëllimi jonë është të përfshijë filma që festojnë ripërtëritjen njerëzore dhe japin zgjidhje në situata të vështira.

Një ndikim tjetër qëndron tek influenca e muzikës britanike në këtë pjesë të botës. Ja pse do të shfaqim një numër filmash të cilat fokusohen tek muzika, grupet muzikore, gjurmët e tyre dhe ndikimin e tyre në shoqëri. Kjo është arsyeja pse po e hapim festivalin me T2 Trainspotting, i cili bashkon pjesëtarët e një nga filmave më me ndikim të viteve '90.

PlayUK do e vlerësojë filmin si një formë arti, një ndërmjetës i përshtatur ndaj ndryshimeve nisuar nga teknologjia. Filmi ndryshon vazhdimisht dhe gjen gjithmonë rrugën për të bashkuar audiencat. Kjo është diçka që do të tregojë PlayUK.

BEOGRAD | PODGORICË | PRIZREN | SARAJEVË | SHKUP | TIRANË 

Kinema Imperial