British Council është organizata ndërkombëtare e Mbretërisë së Bashkuar për marrëdhënie kulturore dhe arsim.

Ne ndërtojmë besim dhe mirëkuptim midis njerëzve nga Mbretëria e Bashkuar dhe vendet e tjera.

Ne e bëjmë këtë duke dhënë një kontribut pozitiv në Mbretërinë e Bashkuar dhe vendet në të cilat punojmë – duke përmirësuar jetën e njerëzve, duke krijuar mundësi, duke krijuar lidhje dhe duke ndërtuar mirëbesim.

Ne punojmë në më shumë se 100 vende të botës në fushën e artit dhe kulturës, gjuhës angleze, arsimit dhe me shoqërinë civile.

Çdo vit ne ndërveprojmë me mbi 20 milion njerëz ballë-për-ballë dhe më shumë se 500 milion të tjerë nëpërmjet internetit.

Krijuar në 1934, ne jemi një organizatë bamirëse e Mbretërisë së Bashkuar dhe institucion publik i qeverisur nga Statusi Mbretëror. 

Ne veprojmë në Shqipëri që nga viti 1994. Në Shqipëri ne punojmë çdo vit me mijëra studentë, mësues, politikë-bërës, akademikë, kërkues, artistë dhe sipërmarrës.