dcsimg

Search

Mësoni anglisht me Këshillin Britanik

Njerëzit në të gjithë botën mësojnë anglisht me Këshillin Britanik. Ne gjithashtu mbështesim mësuesit e gjuhës angleze me një gamë të gjerë materialesh. Në Shqipëri, ne nuk ofrojmë mësimdhënie të drejtpërdrejt por kemi shumë mjete në internet për t’ju ndihmuar. Gjithashtu, ne ofrojmë provime dhe kualifikime. Më poshtë gjeni më shumë informacion rreth materialeve tona falas për të mësuar anglisht e për mësimdhënien e saj.

 

Mësoni anglisht nëpërmjet internetit

Këshilli Britanik ka një larmi materialesh në internet falas që të ndihmojë të rriturit, adoleshentët dhe fëmijët për të mësuar anglisht. Materialet përfshijnë video, aplikacione celulari, lojëra, histori, aktivitete dëgjimi dhe ushtrime gramatike. Për më shumë informacion vizitoni faqen Mësoni anglisht nëpërmjet internetit.

Anglisht për fëmijë

Mësimi i Anglishtes për Fëmijë është një faqe interneti për fëmijët që mësojnë anglisht. Fëmijët mund të argëtohen me këngë, histori, video, lojëra gramatikore dhe fjalori dhe shumë aktivitete të tjera. Aktivitetet janë përpiluar që fëmijët t’i bëjnë vetë ose me miqtë, prindërit dhe mësuesit. Vizitoni Anglisht për fëmijë.

Mësoni anglisht në celular

Këshilli Britanik ka prodhuar një gamë të gjerë aplikacionesh celulari për të mësuar anglisht për aparate të ndryshme si iPhone, iPad dhe Android. Aplikacionet përfshijnë podcast, kuize, lojëra dhe ushtrime për t’ju ndihmuar të përmirësoni gramatikën, fjalorin dhe shqiptimin. Vizitoni Mësoni Anglisht në Celular.

Kurse të gjuhës angleze nëpërmjet internetit

online english coursesRregjistrohuni me Këshillin Britanik në Shqipëri në një kurs nëpërmjet internetit dhe merrni më shumë informacion, se si të përmirësoni aftësitë tuaja profesionale. Merrni më shumë informacion rreth kurseve të ndryshme që kemi përgatitur për ju. Për më shumë shumë informacion vizitoni faqen tonë Kurset e gjuhës Angleze nëpërmjet internetit.

Përgatitja për provimin IELTS

ielts preparation coursesKëshilli Britanik ofron akses ndaj një game të gjerë materialesh studimi dhe përgatitore për provimin IELTS, që ju ndihmojnë të përgatiteni për provimin. Mësoni më shumë informacione rreth opsioneve të ndryshme dhe materialeve falas për provimin IELTS, ofruar nga Këshilli Britanik. Ne mund t’ju ndihmojmë të merrni pikët e provimit IELTS që keni nevojë, por nëse ju preferoni të mësoni.