Bashkëpuno me ne për provimin e anglishtes Aptis

Ne në British Council kemi më shumë se 70 vite eksperiencë në testimin e gjuhës angleze në mbarë botën. Një nga provimet e gjuhës angleze të cilat ne administrojmë në Shqipëri është Aptis, një provim i njohur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit si një evidencë e mbrojtjes së gjuhës angleze, e cila kërkohet për aplikim për studimet Master dhe Doktoraturë.

Ne duam të bashkëpunojmë me institucione arsimore për organizimin e Aptis

Institucioni juaj mund të bëhet pjesë e rrjetit të partnerëve që organizojnë provimin Aptis. Aktualisht, ne jemi partnerë me nëntë institucione arsimore në Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Institucionet tona partnere e ofrojnë Aptis në ambjentet e tyre. Plotësoni kontaktet tuaja dhe ne do ju kontaktojmë për të diskutuar bashkëpunimin me ju.

A është Aptis provimi i duhur i gjuhës angleze për studentët tuaj?

Ka shumë arsye pse studentët duhet ta japin provimin Aptis në Shqipëri.

I NJOHUR NGA MINISTRIA E ARSIMIT DHE SPORTIT NË SHQIPËRI

Çertifikata e Aptis është e njohur nga qeveria shqiptare për të gjithë studentët të cilët aplikojnë për studimet master dhe doktoraturë. 

TESTI I PËRBALLUESHËM NGA TË GJITHË STUDENTËT

Me një çmim prej 55 Euro, ne ju japim eskperiencën e klasit botëror në Shqipëri.

STUDENTëT MUND TA MARRIN çERTIFIKATËN BRENDA PESë DITë PUNE

Nuk keni pse prisni gjatë për rezultatin e provimit. Çertifikata e Aptis është gati pas pesë ditë pune nga momenti i dhënies së provimit. Kjo e bën Aptis provimin me rezultatin më të shpejtë në Shqipëri. 

Keni nevojë për më shumë informacion për Aptis?

Nëse keni nevojë për më shumë informacion për Aptis, mund të vizitoni faqen për studentët e cila shpjegon se si mund të regjistrohesh dhe të përgatitesh për Aptis.  

Nëse keni pyetje të tjera, ose nëse dëshironi ndonjë bashkëpunim të mundshëm me ne, ju lutem na dërgoni një email