Përmirëso aftësitë tuaja si mësues dhe zbulo më shumë rreth zhvillimit profesional për mësuesit.

DUKE MARRË PJESË NË KËTË KURS JU DO TË MËSONI:

  • të menaxhoni zhvillimin tuaj profesional
  • të zhvilloni aftësitë reflektuese
  • të përmirësoni praktikat tuaja në klasë
  • të zgjeroni njohjet me mësuesit e tjerë dhe të mësoni nga eksperiencat e tyre.

Kursi na sjell vite të shumta eksperience të British Council në trajnimin në mësimdhënie dhe zhvillimin e saj nëpër botë. Është bërë në bashkëpunim me institucionet më të larta arsimore: UCL Institute of Education

Kursi 'Bëhu një mësues më i mirë: Përmirësimi i zhvillimit profesional' është shume fleksibël dhe do ju marri tre orë nga koha juaj në javë, për gjashtë javë, kështu që ju mund të praktikoheni në çdo kohë që ju përshtatet.

Është një kurs mjaft i mirë për mësuesit, të cilët nuk kanë qenë pjesë në një nga kurset tona MOOC më para (zbuloni më shumë për kurset MOOC).