Mësimdhënia për Sukses: Klasa dhe Bota

Ky kurs online falas është për mësuesit e gjuhës Angleze rreth botës. Ky kurs do ju ndihmojë juve të zhvilloni aftësi dhe praktika të cilat ju nevojiten për Zhvillimin e Vazhdueshëm Profesional. Regjistrohu në kurs nga 29 Maj deri në 26 Qershor 2017.

Duke u praktikuar në këtë kurs, ju do të shikoni katër praktika profesionale:

  • ICT e intergruar
  • promovimi i aftësive të shekullit të 21
  • përdorimi i përqasjeve shumë gjuhësore
  • kuptimi i politikave dhe praktikave edukuese.

Kursi përmban shumë vite përvoje të British Council në trajnimin e zhvillimin e mësuesve në mbarë botën. Do jetë një ndihmesë për mësuesit e Anglishtes në nivelin fillestar, mesatar dhe atë të lartë.

Kursi është mjaft fleksibël dhe do ju marri vetëm dy orë të kohës suaj në javë, rreth katër javë, kështu mund të praktikoheni në një kohë e cila ju përshtatet. Mund të regjistroheni tani deri në ditën e fundit të kursit.

Ky kurs online falas është pjesë e Mësimdhënies për Sukses: Praktikat e Programit të Mësimdhënies së Gjuhës Angleze. Në program, do mundeni të aftësoheni rreth mësimit të 12 praktikave profesionale për Zhvillimin e Vazhdueshëm Profesional në strukturën e zhvillimit të mësuesit sipas British Council.