Anglishtja në fëmijërinë e hershme

Anglishtja në fëmijërinë e hershme: Mësimi i gjuhës dhe zhvillimi

Ky kurs online falas do t'ju ndihmoj që të mësoni për mënyrat më efektive se si fëmijët e vegjël mund ta mësojnë Anglishten si gjuhë të dytë përderisa ende janë duke e mësuar gjuhën amtare. Regjistrohu në kurs nga 20 Mars deri në 1 Maj 2017.

Duke marrë pjesë në këtë kurs do ta kuptoni si dhe përse fëmijët më së miri mësojnë nëpërmjet lojës, e poashtu çka mund të bëjnë prindërit dhe edukatorët më shumë që ta bëjnë mësimin më efektiv.

Edukatorët e British Council do të ndajnë me ju eksperiencën e tyre, kështu që do të mësoni si: 

  • të bisedoni më së miri me fëmijën tuaj
  • të kriijoni një ambient më të pershtatshëm për fëmijët tuaj që të mësojnë Anglishten si gjuhë të dytë"
  • dhe si të përcjellni arritjet e tyre në mënyrë efektive.

Ju do të keni mundësinë që të bëheni pjesë e diskutimeve rreth zhvillimit të hershëm të fëmijëve, si dhe mësimit të Gjuhës Angleze në fëmijërinë e hershme, poashtu do të mund të bisedoni drejtpërdrejt me edukatorët tanë me përvojë. Poashtu të ndani mendimet e juaja, idetë dhe pyetjet me pjesëmarrësit tjerë.

Kursi "Anglishtja në fëmijërinë e hershme" përshtatet lehtë me nevojat e juaja, do të merr vetëm dy orë të kohës tuaj në javë, për një periudhë gjashtë javëshe, kështu që mund ta bëni atë në çfarëdo kohe që ju konvenon. Mund të regjistroheni nga tani deri në ditën e fundit të kursit.