Eksplorimi i Anglishtes: Magna Carta

Do të zhyteni në histori dhe të zbuloni se si traktati i paqes i nënshkruar nga një mbret Anglez në vitin 1215 është bërë një simbol aq i rëndësishëm i lirisë dhe të drejtave të njeriut në botë, dhe shikoni shembujt e Anglishtes së përdorur. 

I bazuar në përmbajtje të kualitetit të lartë të British Council, ky kurs do t’ju jep shansin që: 

  •  të praktikoni aftësitë e juaja online 
  • të lidheni me njerëz nga e gjithë bota 
  • të përmirësoni Anglishten tuaj, dhe 
  • të kuptoni më mirë kulturën Britanike. 

 Në secilin hap të kursit, mentori ynë në video dhe ekipa e edukatorëve do t’ju udhëzojnë nëpër këtë temë duke u fokusuar në gjuhë, duke shikuar disa shembuj të Anglishtes së përdorur në video dhe tekste. 

Kursi Hulumtimi I Anglishtes: Magna Carta zgjatë tri javë dhe është shumë fleksibil dhe do t’ju merr vetëm dy orë në javë të kohës së juaj, kështu që mund të ushtroni çfarëdo kohe që ju konvenon. Mund të regjistroheni edhe pas datës së fillimit të kursit.