Çka është MOOC dhe si funksionon?

Çka është Kursi Masiv i hapur online (MOOC)?

Kursi Masiv i hapur online (MOOC) është kurs online falas i cili mbështet mësim-nxënien në shumë lëmi të ndryshme dhe është i hapur për të gjithë përsonat të cilët kanë qasje në kompjuter dhe internet. MOOC ka për qëllim që të i lidh të gjithë personat që dëshirojnë të mësojnë Anglishten me mësimdhënës në mbarë botën.  

Kurset MOOC të British Council janë në dispozicion në FutureLearn – një platformë Britanike e Open University, me përvojë mbi 40 vjeçare në mësimin në distancë dhe atë online.  

Ne ofrojmë një listë të kurseve MOOC në tema të ndryshme. “Understanding IELTS” – kurs MOOC i British Council ka thyer rekord botëror si kursi me më së shumti vizitorë nga lansimi i tij, ku u regjistruan më shumë se 440,000 persona.  

Deri më tani kemi organizuar kurse të tilla për më se 1.4 milion persona në mbarë botën. 

Si mund të regjistrohem në një nga kurset?

Zgjedhni kursin në të cilin jeni të interesuar dhe regjistrohuni në faqen e kursit. 

Kur mund të regjistrohem në kurse? 

Mund të regjistroheni në MOOC kurs kurdo gjatë kohëzgjatjes se kursit, pra që nga dita e parë e deri në ditën e fundit. 

Me çfarë pajisje elektronike mund të regjistrohem ne kurse?

Mund të regjistroheni me kompjuter, laptop dhe tablet. 

A paguhet regjistrimi?

MOOC kurset janë falas dhe ju duhet vetëm lidhja e internetit. 

A duhet të plotësoj kritere të caktuara për të u bashkangjitur në kurse?

Ju rekomandojmë që të vërtetoni se a i plotëson kursi kërkesat tuaja personale dhe se a ju përshtatet në përgjithësi. Detajet e përmbajtjes së kurseve gjinden në faqet e përkatëse.  

A marr certifikatë të pjesëmarrjes në kurs?

Mund të bleni Deklaratën e Pjesëmarrjes për këto kurse online – dhe kjo është certifikatë e personalizuar, e shtypur ku tregohet se ju keni marrë pjesë dhe keni përfunduar pjesët e duhura të kursit. Duhet të kompletoni më shumë se 50% të kursit dhe të tentoni të përgjigjeni në të gjitha pyetjet, në mënyrë që të mund të bleni deklaratën e pjesëmarrjes. 

Kë të kontaktoj për më shumë detaje? 

Për më shumë detaje në kurset MOOC të British Council ju lutem na kontaktoni.