Si të keni sukses në tregun global të punës

Ky kurs online falas do t'ju ndihmoj të përgatiteni për punën tuaj të parë ose për fillimin e karrierës tuaj. Fillimi i karrierës ose fillimi i një pune të re sjell në mendje shumë pyetje, kështu që ne kemi disenjuar këtë kurs i cili do t'ju shpie nëpër këto periudha fillestare. Regjistrohu në kurs nga 8 Maj deri në 5 Qershor 2017.

Ideal për studentë, absolventë, ata që kthehen në punë apo kushdo tjetër që dëshiron ti përmirësoj aftësitë e veta, ky kurs online falas do t'ju ofroj aftësi dhe teknika që të komunikoni me vetëbesim dhe të ndërtoni marrëdhënie pune. Poashtu do t'ju ofroj këshilla se si të zotëroni aftësitë e juaja në mënyrë efektive, dhe cilat aftësi ju nevojiten për të arritur sukses në tregun global të punës.

I zhvilluar në bashkëpunim mes British Council dhe Universitetit të Sheffield, kursi fokusohet në aftësitë themelore që i kërkojnë punëdhënësit nga punëtorët në gjithë botën. Do të mësoni të:

  • Komunikoni me sukses mes kulturave të ndryshme
  • adaptoheni në ambiente të reja
  • ndërtoni dhe mirëmbani marrëdhënie të mira pune me kolegë

Kursi kërkon pjesëmarrjen tuaj aktive, kështu që ju ofron artikuj për të lexuar, video për të shikuar dhe materiale tjera interaktive me këshilla të cilat ju ndihmojnë që të ndërtoni vetëbesim në hyrjen tuaj në tregun e punës.

Kursi 'si të arrini sukses në tregun global të punës' është jashtëzakonisht fleksibil dhe ju merr vetëm tri orë në javë nga koha juaj, gjatë një periudhe prej katër javësh, kështu që mund të ushtroni në çfarëdo kohe që ju konvenon. Mund të regjistroheni prej tash deri në ditën e fundit të kursit.