Të kuptoni testin IELTS: Teknika për teste të gjuhës angleze

Ky kurs online gjashtë javësh rekomandohet për këdo që është i interesuar të hyjë në testin IELTS, poashtu të gjithë ata që janë duke e mësuar Gjuhën Algeze do të mësojnë nga këshillat që jipen në këtë kurs. Bëhu pjesë e kursit nga 13 Shkurti deri në 26 Mars 2017.

Kursi është i fokusuar në testin IELTS (International English Language Testing System). IELTS është testi më i njohur në botë i Gjuhës Angleze për arsimim të lartë dhe migrim. 

IELTS pranohet nga mbi 9,000 organizata mbarëbotërore përfshirë edhe univerzitete, punëdhënës, autioritete të migrimit dhe organizata profesionale. Globalisht mbi 2.2 milion teste të IELTS janë organizuar vitin e kaluar. 

Me këtë kurs ju i kaloni të gjitha fazat e testit IELTS- leximi, shkrimi, biseda dhe dëgjimi. Në secilën fazë gjeni këshilla nga tutori ynë dhe ekipa e edukatorëve të IELTS me përvojë. Poashtu do të kërkohet nga ju të ndani eksperiencat e juaja, këshilla, dhe mendime për nxënësit tjerë. 

Me mbarimin e kursit, ju do të: 

  • jeni në dijeni rreth të gjitha pjesëve të IELTS 
  • mësoni për këshilla praktike që do t’ju ndihmojnë të arrini cakun në IELTS 
  • kuptoni se si vlerësoheni në testin IELTS 
  • keni mundësi që të vlerësoheni për Anglishten e juaj të shkruar dhe folur nga kandidatët tjerë.

British Council ka më shumë se 80 vjet eksperiencë në mësimdhënien dhe vlerësimin e Gjuhës Angleze dhe organizon testet IELTS në më shumë se 100 vende. Kursi është shumë gjithëpërfshirës dhe fleksibil në të njejtë kohë. Do t’ju merr vetëm rreth dy orë të kohës së juaj, kështu që ju lejon që të ushtroni çfarëdo kohe që ju konvenon.