Për të kuptuar gjuhën: mësimi dhe mësimdhënia

I zhvilluar nga Universiteti i Southampton dhe Këshilli Britanik, vitin e kaluar ky kurs u ndoq nga 120,000 njerëz në mbarë botën. Regjistrohu në kurs nga 24 Prill deri në 29 Maj 2017.

96% e pjesëmarrësve që ndoqën kursin vitin e kaluar e rekomandojnë.

Regjistrohuni në kurs për të kuptuar konceptet kryesore për një mësimdhënie dhe mësim të efektshëm të gjuhëve. Këtu do të njiheni me risitë, hulumtimet dhe praktikat në mësimin dhe mësimdhënien e gjuhëve.

Kursi zhvillohet online, duke ju krijuar mundësinë që ta kryeni kurdo dhe kudo të dëshironi. Mësimit duhet ti përkushtohen 3 orë në javë për një periudhë 5 javore.

Kujt i ofrohet ky kurs?

Ky kurs është i përshtatshëm për të sapo diplomuar që kanë interes në fushën e zhvillimit gjuhësor dhe mësimdhënies së gjuhëve. Do të jetë një njohje paraprake me fushën e studimeve pas-universitare për mësimdhënien e gjuhës angleze. Për të ndjekur kursin nuk kërkohen njohuri paraprake në këtë fushë, dhe ne ftojmë të gjithë ata që janë të interesuar për të zbuluar më shumë për mësimin dhe mësimdhënien e gjuhëve.

Përfundoni këtë kurs dhe fitoni një bursë për Master of Art (MA) për mësimdhënie të gjuhës angleze.

Kursi ynë online falas ju mundëson një njohje të parë me studimet MA online. Ju mund të përzgjidheni për të aplikuar për bursë që mbulon pjesërisht shpenzimet e programit Master – Mësimdhënia e Gjuhës Angleze (Online). Njihuni më shumë me programin Master të zhvilluar nga Universiteti i Southampton dhe Këshilli Britanik.