Kurse Anglishte-je nëpërmjet Internetit

Këshilli Britanike ka hartuar një larmi kursesh për gjuhën angleze të përshtatshme për nxënësit që kanë nevojë të përmirësojnë aftësi specifike gjuhësore. Këto kurse do t’ju mundësojnë të zhvilloni anglishten për qëllime specifike, e cila është e domosdoshme në mjedisin aktual konkurrues.

Mëso Anglisht Pathways

Mësoni Anglisht Pathways është një seri prej tetë kursesh autodidakte për nxënës të rritur që mësojnë anglisht në nivelet A1, A2 dhe B2 të Kornizës Europiane.

Secili nga kurset zgjat nga 30 – 45 orë dhe ka si qëllim të zhvillojë aftësitë gjuhësore të nxënësit nëpërmjet një gamë të gjerë mësimesh interaktive nëpërmjet internetit. Kurset janë përgatitur për mësim autodidakt dhe kërkojnë pak ose aspak mbështetje.

Të tetë kurset janë të hartuara në bazë të niveleve të Kornizës së Përgjithshme Europiane të Referencës (CEFR) si më poshtë:

  • A1 – Fillestar 1
  • A1 – Fillestar 2
  • A2 – Para-Mesatar 1
  • A2 – Para-Mesatar 2
  • B1 – Mesatar 1
  • B1 – Mesatar 2
  • B2 – Mbi Mesatar 1
  • B2 – Mbi Mesatar 2

Mëso Anglisht për IT-Teknologjinë e Informacionit

Mësoni Anglisht për Teknologjinë e Informacionit është një kurs prej 50 orësh që ka si synim nxënësit e rritur të gjuhës angleze në nivelin B1 sipas Kornizës së Përgjithshme Europiane.Gjithashtu niveli fillestar është i përshtatshëm për nxënësit që ndihen mirë në nivelin A2.

Kursi ka si qëllim të zhvillojë gjuhën dhe aftësitë e nxënësve nëpërmjet një game të gjerë detyrash që kanë lidhje me vendin e punës ku njohuritë e ITsë luajnë një rol të rëndësishëm.

Kursi përbëhet nga katër module tematike dhe ofron 12.5 orë praktikë dhe informacion. Secili modul ka katër mësime me bazë tematike dhe një mësim përsëritje. Për të punuar mbi përgatitjen e mësimeve ju duhen dy orë e gjysëm deri në tre orë për t’i përfunduar. Modulet e përsëritjes kanë si qëllim të ofrojnë rreth një orë e gjysëm informacion dhe praktikë, duke përfshirë edhe një provim në fund të modulit.

Kursi përfshin modulet e mëposhtme:

  • Informacion bazë për Teknologjine e Informacionit
  • Teknologjine e Informacionit në punë
  • Bota dixhitale
  • E shkuara, e tashmja dhe e ardhmja

Më shumë informacion?

Nëse jeni të interesuar për këto kurse dhe keni ndonjë pyetje për ne, ju lutem na kontaktoni.