Mundesitë e barabarta dhe diversiteti

Këshilli Britanik krijon mundësi ndërkombëtare për njerëzit nga MB-ja dhe vendet tjera dhe ndërton besim ndërmjet tyre në mbarë botën. Puna jonë përfshin zhvillimin e marrëdhënieve me njerëz me histori dhe kultura të ndryshme . Të punuarit efektshëm me diversitet dhe promovimi barazi të mundësive është pjesë thelbësore e punës sonë. 

Nuk mund të ketë barazi në mundësi nëse diversiteti nuk njihet dhe nuk vlerësohet. Gjej më shumë informata lidhur me dallimet ndërmjet mundësive të barabarta dhe diversitetit dhe më pas shtatë fushat në të cilat ne fokusohemi. 

Barazia

Barazia 

Barazia e mundësive ka të bëjë me trajtimin e njerëzve drejtë dhe pa mbajtur anë dhe me krijimin e kushteve në vend të punës dhe në shoqërinë e gjerë që inkurajojnë dhe vlerësojnë diversitetin dhe promovojnë dinjitetin. Ajo gjithashtu ka të bëjë me tentimin e korrigjimit të disbalancave në të kaluarën dhe sigurimin që trajtimi i klientëve, konsumatorëve dhe furnizuesve bëhet në mënyrë konstruktive që përkrahë gjithëpërfshirjen e duhur dhe nuk i jep ngritje diskriminimit të padrejtë 

Diversiteti

Diversiteti ka të bëjë me krijimin e ambientit dhe praktikave gjithëpërfshirëse të cilat sjellin beneficione për organizatën dhe për ata që punojnë në të dhe me të. Merr në konsideratë faktin që njerëzit dallojnë nga njëri tjetri në shumë mënyra. Të kuptuarit, vlerësimi dhe menaxhimi efikas i këtyre dallimeve mund të rezultojë në pjesëmarrje më të madhe që mund të shfrytëzohet për sukses në nivel individual, ekipor apo organizativ. 

Fushat kryesore

Kur flasim për mundësitë e barabarta dhe diversitetitn, ne fokusohemi në shtatë fusha kryesore

  • Mosha
  • Aftësitë e kufizuara
  • Raca/Përkatësia etnike
  • Gjinia (e cila përfshinë transeksualët)
  • Religjion/Besimi dhe kultura
  • Orientimi seksual
  • Bilanci punë-jetë

Ne kemi zhvilluar një numër politikash për të promovuar barazinë dhe diversitetin dhe përdorim një zërë veglash për të monitoruar dhe vlerësuar progresin tonë në intergrimin e këtyre. Ne besojmë që mënyra më e mirë për të menaxhuar mundësi të barabarta dhe diversitet është duke siguruar që ato janë integruar në të gjitha proceset dhe funksionet, të konsideruara si pjesë të të gjitha vendimeve politike dhe të pranishme në planifikimin e të gjitha programeve prej fillimit deri në fund. Kjo është ajo që nënkuptojmë me integrimin e parimeve dhe praktikave të barazisë dhe diversitetit.

Perqasja jone ne barazi dhe diversitet

Ne kemi hartuar dhe zbatojme nje numer politikash qe nxisin barazine dhe diversitetin si dhe perdorim nje sere metodash per te monitoruar dhe vleresuar progresin perkundrejt ketij angazhimi.  Ne besojme se menyra me e mire per tju perqasur mundesive te barabarta dhe diversitetit eshte ti bejme ato pjese perberese te te gjitha proceseve dhe funksioneve te organizates, vendimarrjes, planifikimit dhe implementimit te te gjithe programve tona.