English4Employability

E Hënë 16 Mars 2015 - 00:00 to E Hënë 30 Mars 2015 - 00:00
SEE into the future

Nëse jeni duke ndjekur studimet e larta universitare apo pas universitare, apo nëse jeni një profesionist i ri në fushën tuaj dhe jetoni në Shqipëri, atëherë merrni pjesë në konkursin tonë “English4Employability”. Fituesi do të kalojë dy javë në Mbretërinë e Bashkuar duke mësuar Anglisht dhe duke takuar të rinj të tjerë nga e gjithë bota. Ju duhet vetëm ti përgjigjeni pyetjes së thjeshtë “Përse ju nevojitet gjuha Angleze për punësim?”

Konkursi i British Council English4Employability është pjesë e programit tonë “SEE Into the Future”, program i cili ndihmon në rritjen e mundësive për të rinjtë nga shumë vende të botës, përfshi këtu edhe nga Shqipëria, zhvillon dhe përmirëson aftësitë e tyre në mënyrë që ata të kenë perspektiva më të mira punësimi.

Konkursi “English4Employability” organizohet nga British Council dhe nga shkollat e mëposhtme të gjuhës Angleze në Mbretërinë e Bashkuar.