Kurs online – Eksplorimi i Anglishtes: Gjuha dhe Kultura

E Hënë 22 February 2016 - 00:00 to E Hënë 04 Prill 2016 - 00:00
Kurs online

Rrisni vetëbesimin tuaj në Anglisht me kursin tonë online falas Eksplorimi i Anglishtes: Gjuha dhe Kultura

Dy herët e para që organizuam këtë kurs online ka gjeneruar një interesim të jashtëzakonshëm në gjithë botën, me çerekun e një milion pjesëmarrësve nga më se 200 vende. Për këtë arsye jemi duke e organizuar prap, në mënyrë që të keni rastin të merrni pjesë në njërin nga kurset më autentike me fokus në përdorimin e gjuhës së përditshme Angleze.
 
Duke u bazuar në përmbajtjen me cilësi të lartë që ka ky kurs i Këshillit Britanik, do të keni mundësinë të: 

  • ushtroni aftësitë tuaja online
  • të shkëmbeni informata me njerëz në tërë botën
  • të përmirësoni Anglishten tuaj
  • të mësoni më shumë për kulturën Britanike.

Eksplorimi i Anglishtes: Gjuha dhe Kultura është kurs i hollësishëm dhe zgjatë gjashtë javë, por në të njëjtën kohë është shumë fleksibil dhe do të ju merr vetëm dy orë në javë, kështu që mund të ushtroni kurdo që ju përshtatet.