Kurs pa pagesë në internet për mësues të gjuhës angleze

E Dielë 11 Tetor 2015 - 11:19 Afati i fundit i rregjistrimit

Ky kursi pa pagesë në internet ofrohet për mësues të anglishtes në mbarë botën. Do t’ju ndihmojë të zhvilloni aftesitë dhe praktikën që ju nevojitet për të vazhduar zhvillimin tuaj profesional.

Kursi përmban:

  • Disa praktika të specializuara për mësues
  • Video me intervista të shkurtra nga mësues me eksperiencë
  • Video të mentorëve tuaj, Suzanne dhe Clare
  • Shkëmbim eksperience

Kursi pa pagesë Praktika Profesionale për Mësues të Gjuhës Angleze zgjat gjashtë javë për rreth dy orë në javë.

Kursi do të të jetë i vlefshëm për mësues të anglishtes të nivelit fillestar, të ndërmjetëm ose të avancuar.

Rregjistrohu në kursin pa pagesë për mësues deri në datën 11 tetor.