Teknologjitë e Reja në Edukim 2017

E Premte 20 Janar 2017 AFATI I APLIKIMIT

9–11 SHKURT 2017 | BELEXPOCENTAR, BEOGRAD

Konferenca dhe panairi rajonal 'Teknologjitë e Reja në Edukim' ka si qëllim të rrisë ndërgjegjësimin e rëndësisë së përdorimit të teknologjive të reja në edukim. Ky event do të mbahet tek Belexpocentar në Beograd, Serbi, nga 9 deri në 11 Shkurt 2017. 

Për tre ditë pjesëmarrësit do të mund të dëgjojnë mbi 120 folës nga rajoni dhe Mbretëria e Bashkuar, të cilët do të ndajnë eksperiencat dhe idetë e tyre. Në panair ata do të kenë mundësinë të shikojnë dhe përdorin vetë produktet dhe shërbimet e më shumë se 50 kompanive ndërkombëtare të cilët do të prezantojnë zgjidhjet teknologjike.