Konferenca ndërkombëtare 'See into the future' 

E Martë 08 Dhjetor 2015 - 14:26 to E Mërkurë 09 Dhjetor 2015 - 14:26
Radisson Blu Old Mill Hotel, Beograd

Me ngritjen e papunësisë tek të rinjët në Ballkanin Perëndimor - duke shënuar 50 për qind në disa vende - shtetet, politikë-bërësit qeveritarë, zyrtarët e arsimit dhe liderët e bizneseve janë duke u përpjekur të gjejnë zgjidhje të cilat do të ndihmojnë në krijimin e një të ardhme me ekonomi të zhvilluar. 

Konferenca jonë ndërkombëtare ‘See into the future’ synon të ngrisë vetëdije rreth këtij problemi, dhe poashtu të diskutojë çështje tjera të rëndësishme rreth arsimit dhe punësimit. Ngjarja do të mbahet në sallën e konferencave në hotelin Radisson Blu Old Mill në Beograd me 8 dhe 9 Dhjetor, 2015.  

Së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë ne do të mbledhim përfaqësues të qeverive, universiteteve, kolegjeve dhe bizneseve nga Ballkani Perëndimor dhe Mbretëria e Bashkuar. Në konferencë poashtu do të jenë prezent disa nga punëdhënësit më të mëdhenj të sektorit të turizmit, si dhe përfaqësues të arsimit nga Ballkani Perëndimor. 

Për më shumë informata ju lutem kontaktoni liderin e projektit Aleksandar Borisavljević.

Kjo konferencë është pjesë e projektit ‘Angazhimi i punëdhënësve dhe reformat në  aftësimin profesional' - 'Employer engagement and reform of vocational education and training’, i cili implementohet nga British Council me përkrahjen e Ambasadës Britanike