Çfarë është Aptis?

Aptis është një sistem modern dhe fleksibël i vlerësimit të aftësive të gjuhës angleze i krijuar për të përmbushur nevojat e shumëllojshme të organizatave dhe individëve në mbarë botën. 

Aptis është produkt biznes për biznes që përdoret nga organizatat dhe institucionet për të standartizuar nivelin e zotërimit të gjuhës angleze të punonjësve të tyre, të punonjësve potencial, të studentëve apo të mesuesve. 

Testimi i niveleve të anglishtes nga A1-C në Kornizën e Përbashkët Evropiane e Referencës për Gjuhët, Aptis është një testanglishteje për të rriturit (16+), i cili mund të përdoret për të vlerësuar zotërimin në 4 aftësitë mbi anglishten – të folurit, dëgjimin, leximin dhe shkrimin. 

Çfarë teston ai? 

Aptis përbëhet nga disa komponente të cilat merren si paketë sesa individualisht. Ju zgjidhni komponentin thelbësor të njohurive gjuhësore (gramatika dhe fjalori) dhe i kombinoni ato me një apo më shumë komponente të aftësive për të arritur një testim relevant dhe të saktë. Nëse dëshironi të testoni një përzierje të aftësive, atëherë mund të merrni komponentë të ndryshëm njëkohësisht. Testimi i synuar do të thotë që do të keni rezultate më informuese, gjë që ju ndihmon në proçesin e përzgjedhjes për trajnime ose rekrutime duke i bëre më të efektshme dhe me kosto më të lirë për të ardhmen. 

Përmbajtja e Aptis mund të përshtatet për fusha specifike, si për mësimdhënie, udhëtime dhe turizëm, dhe përmbajtja mund t’i përshtatet kontekstit specifik kulturor dhe varianteve të anglishtes. 

Me versionet për kompjuter dhe per letër e laps, ju zgjidhni kur, si dhe në ç’mënyrë do të testoheni, që të siguroheni që të merrni rezultatet që ju nevojiten. 

Rezultatet e Aptis-it 

Komponentët e leximit dhe dëgjimit llogariten automatikisht nga platforma online, ndërsa profesori vlerëson drejtpërdrejt me notë komponentët e të folurit dhe të shkrimit. Kandidati i Aptis do të marrë rezultatin në shkallë numerike (0-50) në pjesën e gramatikës dhe të fjalorit si dhe rezultatin në shkallë numerike (0-50) dhe nivelin CEFR (A1-C) për secilin test të aftësive që ata do të zhvillojnë. Kjo do të përbëjë profilin e kandidatit për zotërimin e gjuhës. 

Pra, nëse qëllimi për testim është për rekrutim, zhvillim të fuqisë punëtore apo trajnim, Aptis-i është testi i anglishtes me pikëpamje progresive të cilin keni pritur.