Gjëja më e vështirë kur jepni një provim është pritja e rezultatit, apo jo? Ne u siguruam që përgjigja e Aptis të dali sa më shpejt. Kur ju jepni provimin Aptis, ju do të mund ta merrni çertifikatën pesë ditë pas dhënies së provimit në vendndodhjen ku keni kryer provimin.

Çertifikata juaj del pas pesë ditë pune

Rezultati juaj del pas pesë ditë pune pas momentit të cilit keni bërë provimin. Ju mund ta merrni rezultatin në vendndodhjen ku keni dhënë provimin.

Kuptimi i rezultatit tuaj

Performanca juaj matet sipas Kornizës së Përbashkët Evropiane të Referencës për Gjuhën (CEFR). 

Ju do të merrni një rezultat në shkallë numerike (0 deri në 50) për seksionin e gramatikës dhe fjalorit, një rezultat në shkallë numerike (0 deri në 50) dhe nivelin (A1 – C) sipas CEFR për çdo aftësi tjetër.

Ju lutem kontrolloni me universitetin ku do të aplikoni se cili nivel kërkohet për aplikim.