Aptis është një provim i gjuhës angleze i hartuar nga British Council.

Ky provim është krijuar për të vlerësuar në mënyrë praktike dhe të saktë nivelin e anglishtes tuaj. Ai është i përshtatshëm për individët të cilët duan të çertifikojnë nivelin e anglishtes si edhe për bizneset dhe institucionet të cilët duan të vlerësojnë nivelin e anglishtes në vendin e punës. Ju do të mund të tërhiqni çertifikatën e rezultatit të provimit tuaj në qendrën ku keni kryer regjistrimin brenda pesë ditë pune. 

Në Shqipëri, provimi Aptis administrohet nga British Council.

Çfarë është Aptis?

Aptis është një sistem modern dhe fleksibël i vlerësimit të aftësive të gjuhës angleze i krijuar për të përmbushur nevojat e shumëllojshme të organizatave dhe individëve në mbarë botën. Aptis është hartuar nga ekspertë të British Council në fushën e vlerësimit të gjuhës dhe është i aplikuar në zbulimet aktuale të gjuhësisë.

Aptis është një provim i gjuhës angleze për të rritur (16+), i cili vlerëson katër aftësi në gjuhën angleze – të folurit, të dëgjuarit, të lexuarit dhe të shkruarit (i kombinuar me komponentët e gramatikës dhe fjalorit) dhe rezultati ju del brenda pesë ditë pune.

Çfarë teston Aptis?

Aptis ju mundëson të vlerësoni aftësitë tuaja gjuhësore. Provimi konsiston tek komponentët bazë (gramatika dhe fjalori), i cili është i kombinuar me të folurit, të dëgjuarit, të lexuarit dhe të shkruarit.

KOMPONENTËT E TESTIT KOHËZGJATJA
Gramatika dhe Fjalori 25 minuta
Të folurit 12 minuta
Të shkruarit 50 minuta
Të dëgjuarit 50 minuta
Të lexuarit 30 minuta

Rezultati

Performanca e kandidatëve për çdo aftësi i referohet Kornizës së Përbashkët Evropiane të Referencës për Gjuhën (CEFR). Një kandidat i Aptis do të marrë një rezultat në shkallë numerike (0 deri në 50) për seksionin e gramatikës dhe fjalorit, dhe nivelin sipas CEFR (A1 – C) për çdo aftësi.