IELTS (Sistemi Ndërkombëtar Testues i Gjuhës Angleze) është provimi më i njohur në botë i gjuhës angleze. Më shumë se 2 milion provime IELTS zhvillohen çdo vit. 

Provimi i IELTS të hap dyer – mund t’ju ndihmojë të jetoni, studioni dhe punoni në mbarë botën. Më shumë se 8,000 organizata në mbarë botën e pranojnë IELTS-in, duke përfshirë qeveritë, institucionet akademike e të punësimit. Në fakt, IELTS është i vetmi test i gjuhës angleze i pranuar për qëllime imigrimi nga të gjitha shtetet që mund të kenë nevojë për të. 

Testi i IELTS është i dizenjuar t’ju ndihmojë të përdorni anglishten në jetën tuaj të re jashtë vëndit. Në më pak se tre orë, ai do të vlerësojë të gjitha aftësitë tuaja në gjuhën angleze, dëgjimin, leximin, shkrimin dhe të folurin. 

Mënyra më efikase e testimit të aftësive komunikuese në anglisht është biseda ballë për ballë. IELTS është testi i pranuar më gjerësisht në mbare botën ku testimi i aftësive të komunikimit në gjuhës angleze bëhet me një bisedë një për një.

I krijuar nga ekspertët në vlerësimin e aftësive në gjuhën angleze dhe i besuar në mbarë botën, mund të jeni të sigurtë që IELTS do t’ ju japë një vlerësim të drejtë dhe të qëndrueshëm për aftësitë tuaja në gjuhën angleze. 

Nëse po aplikoni për viza për t’u shpërngulur ose për të qëndruar në UK, ka një provim IELTS për ju. Mund të merrni më tepër informacion në sektorin tonë për IELTS për UK viza dhe emigracion.

In this section