IELTS për Viza dhe emigracion në UK

A duhet të vërtetoni nivelin tuaj në gjuhën angleze për aplikimin (UKVI) për Vizë dhe emigracion në Mbretërinë e Bashkuar?

IELTS është në listën e UKVI të provimeve të miratuara të Gjuhës Angleze (SELT). Nëse ju duhet një rezultat testi IELTS si pjesë e aplikimit UKVI për Vizë dhe emigracion në Mbretërinë e Bashkuar, ju do ju duhet ta jepni provimin në një ambjent specifik  të autorizuar nga UKVI.

Për të zbuluar nëse do ju duhet të jepni IELTS për UKVI, si dhe cilin nivel duhet të arrini, ju lutem vizitoni UK Visas and Immigration website për më tepër informacion. 

Vini re: Nëse po aplikoni për Tier 4 vizë studentore për një Sponsor Tepër të Besuar (Highly Trusted Sponsor/HTS), ju lutem shikoni faqen zyrtare të Register of Sponsors përpara se të aplikoni.

IELTS Academic për Viza dhe emigracion në Mbretërinë e Bashkuar

Ky test shërben për ata që dëshirojnë të studiojne në nivel para-universitar dhe pas-universitar dhe për ata që kërkojnë regjistrim profesional në Mbretërinë e Bashkuar. Testi përfshin Dëgjimin, Leximin, Shkrimin dhe të Folurin.

Prenoto tani

Kontrollo sa pikë ju duhen

IELTS General Training për Viza dhe emigracion në Mbretërinë e Bashkuar

Ky test shërben për ata që dëshirojnë të emigrojne në Mbretërinë e Bashkuar dhe për ata që dëshirojnë të trajnohen apo studiojne në nivel para universitar. Testi përfshin: Dëgjimin, Leximin, Shkrimin dhe të Folurin.

Prenoto tani

Kontrollo sa pikë ju duhen

IELTS Life Skills A1

Ky test shërben për të vërtetuar aftësitë në Anglishten e folur dhe të dëgjuar si pjesë e aplikimit për Vizë Familjare, Bashkeshorti/e, Partneri/e dhe emigracion në Mbretërinë e Bashkuar.

• Niveli A1 është i përfshirë në Kornizën Evropiane të Përbashkët të Referencave (CEFR), ekuivalenti i ESOL Hyrje1 në Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve (NQF).

• Testi përfshin të Folurin dhe të Degjuarin.

Prenoto tani

Kontrollo sa pikë ju duhen

IELTS Life Skills B1

Ky test shërben për të vërtetuar aftësitë në Anglishten e folur dhe të dëgjuar si pjesë e aplikimit për Vizë nënshtetësie/vendosjeje dhe emigracion në Mbretërinë e Bashkuar.

• Niveli B1 është i përfshirë në Kornizën Evropiane të Përbashkët të Referencave (CEFR), ekuivalenti i ESOL Hyrje 3 në Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve (NQF).

• Tesi përfshin të Folurin dhe të Dëgjuarin.

Prenoto tani

Kontrollo sa pikë ju duhen

Nëse ky nuk është informacioni që po kërkoni, ju lutem vizitoni faqet tona rreth IELTS për të gjithë qëllimet e tjera.