Ne diten e provimit tuaj

Ka mundësi që të ndjeheni nervoze në ditën e provimit. Për të mundësuar që gjërat të shkojnë më mire për ju, ne kemi mbledhur disa informata për t’ju ndihmuar të kuptoni se çfare ndodh në ditën e provimit.

KUR DUHET TË ARRIJ?

Testimi fillon në ora 09.00 të mëngjesit. Sidoqoftë, ne ju rekomandojmë që të arrini në orën 08.00 te mengjesit ne menyre që të keni kohë të rehatoheni. 

Fatkeqësisht, nëse do të arrini pas fillimit të provimit, ju nuk do te lejoheni te kryeni provimit ne kete dite.

ÇFARË DOKUMENTI IDENTIFIKIMI DUHET TË SJELL ME VETE?

Ju duhet të sillni me vete kartën e identitetit ose pashaportën, si dokument te paraqitur në formularin e aplikimit. Patenta e shoferit dhe Karta e studentëve nuk pranohen si dokumente identifikimi. 

Fatkeqësisht, kandidatët pa nje mjet identifikimi te vlefshem nuk do të lejohen të zhvillojne provimin. 

PËRSE MË FOTOGRAFONI?

Siguria në provimin e IELTS është i rëndësishëm për ne. Si një masë shtesë, personeli ynë do ju bëjë nje fotografi të formatit të pashaportes  për të gjithë kandidatët në ditën e provimit. Fotografia shfaqet në rezultatet tuaja (e njohur si “Formulari për Raportim të Testimit”). Kjo procedurë është e detyrueshme. 

Kandidatët nën moshën 18 vjeçare duhet të kenë formularin e autorizimit të nënshkruar nga prindi apo kujdestari ligjor në mënyrë që te  fotografohen .

ÇFARE MË LEJOHET TË MARR ME VETE NË DHOMËN E PROVIMIT?

Në dhomën e provimit  ju lejoheni të keni:

  • Dokumentin tuaj identifikues 
  • Nje laps të thjeshtë apo stilolaps (lapsi i thjeshtë do t’ju nevojitet për dëgjim dhe lexim)
  • Nje Gomë
  • Nje shishe transparente uji 

Nuk do të keni mundësi të merrni diçka tjetër me vete në dhomën e provimit.

ÇFARE DO BËJ ME GJËRAT E TJERA TE MIA, SI ÇANTA APO PALLTOJA?

Do të ketë një gardërobë ku do të duhet të leni të gjitha gjërat tuaja. Gardëroba do të mbyllet me çelës gjatë provimit. Këshilli Britanik nuk merr përgjegjësi për humbjen apo dëmtimin e gjërave tuaja personale në vendin e zhvillimit të provimit. Prandaj, ju rekomandojmë që të leni në shtëpi gjërat me vlerë siç janë telefonat celularë apo kompjuterët.