Rruga drejt IELTS

Rruga drejt IELTS” është një  kurs përgatitor i mirënjohur i Këshillit Britanik që ofrohet përmes internetit. Ky kurs do t’ju japë përgatitjen më të mirë të mundshme për testin IELTS. Me kursin “Rruga drejt IELTS” ju përfitoni:   

  • Materiale në internet për të dy modulet e IELTS, modulin akademik dhe atë të përgjithshëm
  • Ushtrime praktike me libra elektronikë që ju përgatisin për testin e dëgjimit, leximit, shkrimit dhe të folurit
  • Video me këshilla nga kandidatë të mëparshëm 
  • Mësues mentor që ju sugjerojnë çfarë duhet të bëni dhe çfarë jo gjatë provimit tuaj 
  • Ushtrime praktikuese për provimin me kohë të monitoruar 
  • Seksionin “Progresi im” që ju ndihmon të krahasoni performancën tuaj me atë të studentëve të tjerë në mbarë botën 
  • Seksionin “Profili im” që ju rikujton datën e provimit

Si më ndihmon “Rruga drejt IELTS”?

“Rruga drejt IELTS” ju ndihmon për disa gjëra të rëndësishme:

  • Përgjigje të menjëhershme të performancës tuaj për të monitoruar progresin që keni arritur
  • Mundësi për të parë përgjigjet e sakta të ushtrimeve praktike për të kuptuar cilat janë gabimet tuaja 
  • Këshilla që ju ndihmojnë të përmirësoni rendimentin tuaj në provim 
  • Ushtrime të mbështetura në testime të vërteta të IELTS, për t’ju ndihmuar të fitoni vetëbesim përpara provimit tuaj 

Që tani mund të provoni materialet e “Rruga drejt IELTS” me 10 orë studimi falas. 

Kur të regjistroheni për testin e IELTS, do t’ju ofrohen edhe 20 orë të tjera materiale mësimore falas. 

Gjithashtu, ju mund të vizitoni drejtpërdrejt “Rruga drejt IELTS”: Versioni i plotë, për të zbuluar më shumë lidhur me këtë produkt mësimi elektronik, përfshirë informacione rreth paketave të rregjistrimit.