Mbështetur nga Karta Ndërkombëtare e Studentit (ISIC), British Council IELTS dhe StudyPortals.

ÇFARË JANË ÇMIMET NDËRKOMBËTARE TË ARSIMIT?

Ne dëshirojmë të inkurajojmë të rinjtë të studiojnë jashtë, si pjesë e studimeve pasuniversitare, në mënyrë që të përjetojnë dhe zbulojnë vende, kultura dhe gjuhë të reja. Ja pse shoqata ISIC, StudyPortals dhe British Council IELTS po lançojnë Çmimet Ndërkombëtare të Arsimit.

Bëhuni pjesë e seminarit online në 29 Shtator për të kuptuar si të aplikoni dhe mund të lexoni eksperiencën e fituesve të mëparshëm. 

Çmimet Ndërkombëtare të Arsimit i njeh të studiuarit jashtë si një eksperiencë pozitive në ndryshimin e jetës për shumë studentë, duke zgjeruar horizontet e tyre ndaj mundësive të shumta në jetën personale dhe profesionale, gjithashtu edhe në promovimin e kuptimin dhe tolerancës ndërkulturore.

Nëse tarifa është më pak se fondi i çmimit individual prej £10,000, pjesa tjetër e fondit shkon në koston e jetesës për një maksimum prej 52 javësh, duke filluar që nga momenti i regjistrimit deri në nivelin e lartë të arsimit.

Koha e aplikimit

Periudha e aplikimit për Pranverë e 2018 është hapur.

JANË 2 ÇMIME NDËRKOMBËTARE ARSIMI:

Dy fitues do të zgjidhen për Pranverë 2018 

Aplikimi është tashmë i hapur.

AFATET:

20 Nëntor për studentët të cilët do të fillojnë studimet në Pranverë e 2018.

Një panel i zgjedhur përfaqësuesish nga partnerët do të merren me pranimet. Kandidatët e zgjedhur do të ftohen për një intervistë për përzgjedhjen finale. Fituesit do të njoftohen brenda 3 muajsh nga afati fillestar i aplikimit.

Kë po kërkojmë ne?

ÇMIMET NDËRKOMBËTARE TË ARSIMIT JANË HARTUAR PËR TË MOTIVUAR INDIVIDËT E TALENTUAR TË CILËT MUND TË TREGOJNË:

  • potencialin e tyre për të kontribuar në shoqëri nëpërmjet studimeve të tyre;
  • përkushtim për të patur një karrierë të suksesshme;
  • interesimin e tyre për të rritur ndërveprimin kulturor.

Kanditatët e suksesshëm do të marrin pjesë në komunitet British Council IELTS, ISIC dhe StudyPortals, dhe ata do të tregojnë publikisht eksperiencat e tyre me studentët e tjerë. Çmimet Ndërkombëtare të Arsimit do t'i mundësohen të gjithë studentëve në rang global. Ato do t'i mundësojnë kanditatëve të suksesshëm për të studiuar jashtë, në çdo program para ose pasuniversitar. Këto çmime nuk mund të përdoren nga kanditatët e zgjedhur për të studiar në vendet e tyre.

Kush ka të drejtë për të aplikuar?

APLIKANTËT TË CILËT MUND TË APLIKOJNË DUHET:

  • Të jenë mbi 18 vjeç
  • Të kenë marrë provimin IELTS në një qendër të British Council dhe t'i jetë lëshuar çertifikata nga British Council pas datës 1 Qershor 2016.
  • Të kenë një Kartë Ndërkombëtare Studenti (ISIC) dhe/ose Kartë Rinore Ndërkombëtare Udhëtimi në kohën e aplikimit.
  • Të kenë planifikuar të marrin pjesë një program me kohë të plotë në një program para ose pasuniversitar në periudhën e vjeshtës së 2017 ose pranverës së 2018.
  • Të kenë një letër pranimi nga një institucion i vlefshëm
  • Shkruani një përmbledhje të shkurtër të studimeve tuaja në STeXX.com

Ju lutem vini re se aplikimi juaj duhet të jetë në gjuhën angleze. Nëse keni ndonjë pyetje, ju lutem shikoni faqen tonë të pyetjeve dhe përgjigjeve. Shikoni të gjitha kushtet.

Linke të jashtme