Mund të regjistroheni për IELTS shpejt dhe lehtë nëpermjet shërbimit për regjistrim në internet. 

Për tu regjistruar, thjeshtë ndiqni hapat  mëposhtë

1. LEXO INFORMACIONIN PËR KANDIDATËT 

Shkarko dhe lexo Informacionet për kandidatët, i cili përmban informacione të rëndësishme lidhur me formatin e provimit, tipet e pyetjeve dhe rezultatet e provimit.

 Ju lutem vini re që IELTS nuk rekomandohet për kandidatët nën moshën 16 vjeçare.

2. VENDOSNI SE CILI VERSION I PROVIMIT ËSHTË I DUHURI PËR JU

Ekzistojnë dy versione të testit IELTS:

  • IELTS Akademik
  • IELTS I Përgjithshëm

Lexo udhëzuesin tonë të thjeshtë për t’ju ndihmuar të vendosni se cili version i provimit është i duhuri për ju. 

3. KONTROLLO DATAT E PROVIMIT IELTS 

Numri i vëndeve për të gjitha seancat tona të provimit IELTS është i kufizuar. Për të siguruar një vënd, ne ju rekomandojmë që të regjistroheni pesë javë para datës së zgjedhur për kryerjen e provimit.  Normalisht, mund të ketë vënde të lira edhe mbas kësaj date. Ju mund të shfrytëzoni Sistemin e Rregjistrimit në Internet për të gjetur informacion të përditësuar me datat e provimit dhe vëndet e lira në dispozicion. 

Kujdes: Provimi i të dëgjuarit, leximit dhe shkrimit do të zhvillohet në të njëjtën ditë. Provimi i të folurit mund të zhvillohet në të njëjtën ditë ose deri në shtatë ditë përpara ose mbrapa nga dita kryesore e provimit. Ju do të lajmëroheni me e-mail 5-8 ditë para ditës së provimit kryesor. Provimi i të folurit mund të zhvillohet gjatë orarit të biznesit gjatë ditëve të javës ose deri në orën 21:00 të darkës në disa raste.  

4. REGJISTROHU PËRMES INTERNETIT

Përdorni Sistemin e Regjistrimit në Internet për të rezervuar vendin tuaj në provim ose nëpërmjet qëndrave tona të regjistrimit: 

Qëndra Regjistrimi për IELTS:

UET (Universiteti Europian i Tiranës)

Tre Con IT Epict Vlorë dhe Elbasan

Universiteti Epoka

British Council në Shqipëri është Qendra e vetme e autorizuar për administrimin e testimit IELTS në Shqipëri. Ne bashkëpunojmë me shumë institucione edukuese dhe institucione të tjera në lidhje me regjistrimet IELTS dhe provime të tjera. Shumë institucione edukuese ofrojnë përgatitje për IELTS. British Council në Shqipëri nuk rekomandon apo garanton cilësinë e përgatitjes të ofruar nga këto institucione.

 Ju lutemi sigurohuni që të jeni në gjendje të paraqisni dokumentat e kerkuara në pikën 5 si dhe të jeni në gjendje të paguani duke përdorur një nga metodat e pagesave në piken 6. 

5. PËRGATIT DHE DËRGO DOKUMENTET

Ju lutem sigurohuni që të na dërgoni të GJITHA dokumentat e kërkura kur të regjistroheni për provimin: 

  1. Fotokopjen e Pasaportës ose Kartës së identitetit.  Vini re se nëse nuk jeni shtetas shqipëtar mund të aplikoni vetëm me pasaportë.
  2. Një kopje të mandatë pagesës.

6. PAGESA

Kostoja e një provimi është € 149. Ju mund të paguani për provimin tuaj me anë të transfertes bankare ose me online banking. 

Ju lutem vini re se jeni ju përgjegjës për të paguar çdo kosto tjetër bankare.

Intesa San Paolo Bank

Emri i Llogarisë: BRITISH COUNCIL
Numri i Llogarisë: EUR – 30545235301
Kodi IBAN EUR (i vlefshëm për transfertat bankare) AL 59208111010000030545235301

Sapo të  kryeni pagesën në bankë, ju lutemi na dergoni dokumentin e transaksionit bankar sëbashku me dokumentat e tjera të regjistrimit. Mandat pagesa nuk është e nevojshme për online banking.

7. PËRFUNDONI REGJISTRIMIN TUAJ

Dërgoni të gjitha dokumentet e kërkuara nga pika 5 sëbashku me aplikimin tuaj të plotë në adresën e mëposhtme ose me e-mail:

British Council
C / O Ambasada Britanike
Administratori i Provimeve
Rr. Skënderbej, Nr 12
Tiranë, Shqipëri

Ne duhet të marrin të gjitha dokumentet brenda pesë ditë pune prej nga regjistrimit juaj online. Nëse nuk do ti marrim dokumentet e kërkuara brënda pesë ditëve aplikimi juaj do të anulohet.

Ne nuk mund të përpunojmë aplikime të paplota, kështu që ju lutemi sigurohuni që te na dërgoni të gjithë informacionin e nevojshëm.

Kopje të rezultateve tuaja

Nëse dëshironi që rezultatet tuaja te dërgohen në universitete ose institucione të tjera arsimore, ju lutem shkruani adresat në hapësirat përkatëse në formularin e rregjistrimit online. Ne mund t’ju lëshojmë një maksimum prej pesë kopjesh për çdo kandidat për ta dërguar në institucionin përkatës të specifikuar ne formularin tuaj.

8. PASI TË REGJISTROHENI 

Pas regjistrimit tuaj, ju do të merrni një e-mail automatik me kodet tuaja të hyrjes në kursin falas në internet: Rruga drejt IELTS 

Ne do t’ju informojmë 5-8 ditë para datës së testimit për orarin e fillimit të provimit dhe adresën e vëndit ku do të mbahet provimi.

Për më shumë informacion ju lutem kontaktoni sektorin e provimeve 

MASA TË VEÇANTA

IELTS është përgatitur për të qënë një provim i drejtë dhe aftësitë tuaja në gjuhën angleze do të vlerësohen me objektivitet, pavarësisht nga ndonjë nevoje speciale që ju mund të keni.

Ne bëjmë çdo përpjekje për të plotësuar nevojat e veçanta që ju kërkoni për provimin tuaj. Për shembull, ne plotësojmë kërkesat speciale të personave me aftësi të kufizuara në shikim, vështirësi në dëgjim dhe disleksi.  

Ju lutem na kontaktoni tre muaj para datës së provimit për të ditur se si mund të aplikoni për marrjen e masave të veçanta.

Nëse dëshironi të aplikoni për kthimin e pagesës, ju lutem lexoni Rregulloren për Kthimin e Pagesës para se të bëni kërkesën.

KTHIMI I PAGESËS 

Për të kërkuar kthimin e pagesës ose ndryshim të datës së provimit, ju lutem na kërkoni t'ju dërgojmë formën Kërkesë për kthim pagese ose ndryshim date para se të beni kërkesën.

•Nëse anulloni regjistrimin deri në pesë javë para datës së provimit. Do të merrni rimbursimin e pagesës, minus €30 për kosto administrimi.

•Nëse anulloni regjistrimin brënda pesë javëve ose më pak para datës së provimit, nuk do të ketë rimbursim, vetëm nëse paraqisni dokumenta mbështetëse për kërkesën e anullimit.

Dokumenta mbështetëse përfshijnë çertifikatë mjeksore nga një mjek i kualifikuar, çertifikatë vdekje, raport policor ose verifikim nga ushtria.  Të gjitha këto dokumeta duhen paraqitur tek qëndra e testimit brënda pesë ditëve mbas datës së provimit.

NDRYSHIMI I DATËS SË PROVIMIT

Ju mund të bëni një ndryshim të datës së provimit nëse na njoftoni të  paktën tre javë para datës së provimit për të cilën keni aplikuar duke na dërguar formën Kërkesë për kthim pagese ose ndryshim date. Na kontaktoni me email për t'ju dërguar këtë formë. Një shumë prej €30 do të aplikohet për kosto administrimi.