Udhëzuesi i angazhimit të punëdhënësit

Këtë "Udhëzues të angazhimit të punëdhënësit" e kemi zhvilluar për t'ju ndihmuar juve dhe të tjerë drejtorë të shkollave, mësues të arsimit profesional dhe punëdhënës që punojnë në Ballkanin Perëndimor të gjejnë mënyrat më të mira se si të punojnë së bashku drejt një zhvillimi të mëtejshëm të arsimit. Këtë udhëzues praktik e kemi bërë për t'ju mbështetur që të pajisni të rinjtë me njohuritë dhe aftësitë që u korrespondojnë nevojave të ardhshme të punëdhënësve.

Udhëzuesi përmban një gamë të gjerë idesh të marra nga shembuj realë si nga Ballkani Perëndimor ashtu edhe nga Mbretëria e Bashkuar, ku angazhimi i punëdhënësve ka funksionuar dhe po sjell një ndikim pozitiv në rezultatet e nxënësve të tyre. Ne shpresojmë që ju ta gjeni këtë udhëzues të dobishëm dhe që t'ju japë ide dhe informacione të mjaftueshme për të bërë një ndryshim pozitiv dhe për të krijuar partneritete të reja me bizneset.

Ne e kemi hartuar këtë udhëzues me mbështetjen e Ministrinë e Jashtme dhe të Komonuelthit, në kuadër të projektit "Angazhimi i punëdhënësve dhe reformimi i arsimit dhe i formimit profesional në Ballkanin Perëndimor".

Nëse ju nevojiten më shumë informacione rreth punës sonë në fushën e arsimit dhe trajnimit profesional, ju lutemi kontaktoni me kolegen tonë Daniela Nuredini.

Mund t'ju interesojë gjithashtu edhe revista jonë online Vocational Education Exchange që përqendrohet në arsimin profesional në Ballkanin Perëndimor dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Plotësoni këtë formular për të shkarkuar Udhëzuesin tonë