Aftësitë e pjekurisë

E DIELË 19 SHKURT

19.00 | KINEMA IMPERIAL, TIRANË

Vendi: UK, 2016
Kohëzgjatja: 96 min
Regjisori: Rachel Tunnard
Zhanri: komedi

 Regjisorja Rachel Tunnard ka bërë një punë të mirë në ekuilibrimin e të qeshurave me të qarën, dhe kjo pa u sforcuar.

– Variety

 

Ana ka ngecur në vend: ajo po afrohet tek të 30-at, duke jetuar në shtëpizën e kopështit të mamasë së saj. Ajo e kalon ditën e saj duke bërë video, me gishtat e saj të mëdhenj si aktorë. Një javë para ditëlindjes, mamaja e saj i jep një ultimatum që ajo duhet të lëvizë nga shtëpia, të ndryshojë prerjen e flokëve, në mënyrë që gjinia e saj të mos vihet në dyshim dhe të mos vishet si një adoleshente. Kur shoqja e saj e shkollës vjen për vizit, izolimi i vetë-imponuar i Anës bëhet i vështirë për tu mbajtur. Më vonë ajo ballafaqohet me një djalë tetë vjeçar i apasionuar pas Perëndimit, dhe agjenti vendas me aftësi ndërpersonale të turpshme, vazhdimisht përpiqet për ta joshur atë.