Bobby Sands: 66 Ditë

E PREMTE 17 SHKURT

19.00 | KINEMA IMPERIAL, TIRANË

Vendi: UK, 2016
Kohëzgjatja: 105 min
Regjisori: Brendan Byrne
Zhanri: dokumentar, biografi, histori

66 Ditë është një portret i mrekullueshëm i ikonës Bobby Sands.

– The Telegraph

 

Një dokumentar mbi jetën e zakonshme të Bobby Sands, i cili qëndroi në epiqendrën e një konflikti tragjik dhe u bë ikona e integritetit të lëvizjes republikane dhe mbajti një grevë 66 ditore për t’i shërbyer asaj çfarë ai besonte. Filmi tregon sesi Bobby Sands u bë arkitekti i fatit të tij dhe ne e shikojmë figurën e tij të lartësohet në një aspekt ndërkombëtar.