Programi i Trashëgimisë Kulturore

Këshilli Britanik, University College London (UCL) dhe organizata Heritage Without Borders kanë organizuar në bashkëpunim një program shkëmbimesh për profesionistë të muzeumeve nga Europa Jug-Lindore (Shqipëri, Bosnjë-Herzegovinë, Kosovë, Maqedoni, Malizi dhe Serbi). Nëpërmjet shkëmbimeve do të shtjellohet roli që muzeumet mund të luajnë në shoqëritë moderne. Po ashtu do të nxjerrë në pah dhe diskutojë çështje të angazhimit të të rinjve dhe komuniteteve me muzeumet si qendra kulturore.

Programi është hartuar për profesionistë me të paktën tre vjet eksperiencë pune në muzeume.

Kandidatët e përshtatshëm duhet gjithashtu:

•          të kenë synim të bëhen lider në sektorin e tyre

•          të zhvillojnë partneritete të reja më komunitetet lokale

•          të arrijnë më shumë publik nëpërmjet aktiviteteve të institucionit të tyre

 Fazat e programit

 Kandidatët e suksesshëm duhet:

1.         të marrin pjesë ne një sesion studimor dy ditor në University College London (UCL) me fokus përfshirjen e komuniteteve me muzeumet. Programi i dy ditëve do të perfshije biseda me të ftuar, vizita, lexime dhe debate.

2.         të marrë pjesë në një praktikë tre ditore pranë një muzeu në Mbretërinë e Bashkuar. Gjashtë muzeumet e përfshira në program kanë si pikë të fortë pikërisht suksesin në perfshirjen e komuniteteve në veprimtarinë e tyre. Çdo pjesëmarrës në program do të mbështetet nga një ekspert prej muzeumit pritës përgjatë periudhës së praktikës studimore.

3.         të bashkëpunojë me kolegët në Mbretërinë e Bashkuar dhe të planifikojë një workshop. Asistenca nga Mbretëria e Bashkuar do të ofrohet në distance duke përdorur teknologjinë e komunikimit, email, skype dhe telefonin.

4.         të marrë pjesë në një workshop tre ditor në Beograd  me temë:

 ·         Roli i muzeumeve në shoqëri

 ·         Zhvillimi i audiencave

 ·         Partneriteti me komunitetin

 ·         Perdorimi i teknologjisë digjitale.

Specialistë të tjere nga fusha e muzeumologjisë nga rajoni do të ftohen gjithashtu të marrin pjesë.

Afatet kohore

 

Shtator 2014   kursi në UCL dhe praktika në Mbretërinë e Bashkuar

Tetor  2014 – Shkurt 2015      Bashkëpunimi për realizimin e workshopit dhe vizita e kolegëve nga Mbretëria e Bashkuar në muzeun e kandidatit

Mars 2015       Workshopi në Beograd, Serbi

 

Përfitimet nga programi

Kandidatët e suksesshëm do të përfitojnë:

•          njohuri teorike mbi kontekstin britanik të pjesëmarrjes së komunitetit

•          eksperiencë praktike dhe në vetë të parë të organizimit të programeve të përfshirjes së komunitetit në Mbretërinë e Bashkuar

•          vetbesim për të  planifikuar dhe realizuar një projekt të mirëfilltë për përfshirjen e komunitetit me muzeun

•          aftësinë për të vlerësuar një program komunitar dhë për të ndarë gjetjet me të tjerë kolegë

•             mundësi për të ndërvepruar, krijuar rrjetëzime dhe shkëmbime me kolegë në rang ndërkombëtar