Zhvillimi i Institucioneve Kulturore

Bashkëpunimi për kulturën në Shqipëri.

Këshilli Britanik është i përfshirë në mënyrë aktive në mbështetjen e Institucioneve Kulturore në Shqipëri dhe është duke punuar në koordinimin e bashkëpunimit mes institucioneve kulturore në Britani të Madhe dhe Shqipërisë.

Qëllimi ynë është që të ndajnë shembuj të praktikave më të mira në punën e institucioneve kulturore në Britani të Madhe, dhe të marrë parasysh mundësitë për të aplikuar këto në Shqipëri.

Programi i Shkëmbimit tëTrashëgimisë Kulturore për Evropa Juglindore  

Qëllimi i këtij projekti është të ndërtoj kapacitete e profesionistëve të muzeve në Evropën Juglindore duke i ofruar atyre mundësinë për të eksploruar një rol më të gjerë që muzeumet mund të luajë në shoqërinë bashkëkohore.

Programi do t'u japë aftësitë e nevojshme dhe besim për të zhvilluar partneritete në komunitetet e tyre lokale dhe për të rritur audiencën e institucionit të tyre.

Pjesëmarrësit e programit janë profesionistë të trashëgimisë prej:

• Shqipërisë

• Bosnjë-Hercegovinës

• Kosova

• Maqedonia

• Mali i Zi

• Serbia

Ne jemi krenar për të paraqitur Znj. Aurora Kamberi, shefe e Muzeve në Ministrinë e Kulturës dhe Z. Melsi Labi, Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar të Shqipërisë, si pjesëmarrësit nga Shqipëria të përzgjedhur për implementimin e programit.

Në kthimin e tyre në Shqipëri, Znj.Kamberi dhe Z. Labi të mbështetur dhe nga Mentori i tyre, do të zhvillojne një projekt per Muzeun Historik Kombëtar.

Përgjatë muajve Shtator 2014 deri me Shkurt 2015, nën mentorimin e Muzet të Liverpolit ne krijimin e projektit "Arkiologu i Vogel" me Muzeun Historik Kombëtar të Shqipërisë.

Vijimësia e projekti do të rezultojë në një workshop dy ditore në Tiranë ne muajin Mars 2015 për deri në 40 profesionistë të trashëgimisë kulturore nga e gjithë Shqipëria dhe do të fokusohet në: rolin e muzeve në shoqëri, zhvillimin e audiencave, partneritete të komuniteteve dhe përdorimin e teknologjisë dixhitale.

Këto janë datat e zhvillimit të programit:

Shtator 2014  UK training
Tetor 2014 - shkurt 2015  Mentorim mbi projektin
Mars 2015  Workshop në Tiranë

 Për informacione të mëtejshme Kontaktoni.