Këta fëmijë janë të sigurt

Një vështrim në logjistikën dhe rezultatet pozitive të evakuimit në fillim të Luftës së Dytë Botërore .

 Viti i publikimit :  1940
Drejtori :  Alexander Shaw
Kinematograf :   Jo Jago
Kohëzgjatja :  19 minuta e 05 sec

Përshkrimi origjinal 

Një rekord i Eksperimentit të Madh Social " Evakuimin "

" Gjatë tri ditëve të para të luftës rreth një milion fëmijë u zhvendosën në vendet të sigurta, me qëllim shmangien e vendeve që mund të ishin bërë objektiv për sulmet e armikut . Kur shkollat u ri- hapën u ra dakord për të punuar në gjysma turnesh për arsimin bazë - duke e kombinuar  me lojra gjysmën tjetër të ditës, ndërkohë që fëmijët e qytetit të evakuar të përdornin klasat . Mësuesit progresive i jepnin nxënësve të tyre mësime në ajër të hapur në lëndët e arkitekturës, botanikës dhe rreth mënyrës së jetesës së njerëzve të vendit .

" Në javët e para Evakuimit ju adresuan shumë kritika negative, por është e sigurt se fëmijët kanë përfituar . Shëndeti i tyre u përmirësuar dhe ju dha mundësia për të zgjeruar pikëpamjet e tyre dhe për të fituar një botëkuptim të ri. Skema “E Evakuimit”  është një nga eksperimentet më të mëdha shoqërore që ky vend ka njohur ndonjëherë , duke sjellë qytetin dhe fshatin në kontakt të drejtpërdrejtë dhe për herë të parë bashkëpunues. "