Projektet e artit në botë

Main photo credit: Mark Wallinger’s White Horse (2013) exhibited outside British Council Head Quarters, Spring Gardens, London. Image © Peter White

Puna jonë në fushën e artit synon të promovojë kulturën shumë dimensionale të Mbretërisë së Bashkuar, kreativitetin dhe inovacionin në të gjitha vendet ku punojmë.

Ne punojmë në të gjitha gjinitë e artit dhe bazohemi në arritjet më të mira të talentit britanik për të zhvilluar programet artistike dhe mundësi bashkëpunimi me Shqipërinë.

Arkitektura, Dizanji dhe Moda

Specialistet e Arkitekturës, Dizanjit dhe Modës krijojnë mundësi lidhjeje dhe bashkëpunimi mes artistëve dhe institucioneve kulturore në mbarë botën nëpërmejt një numri projektesh të shumëllojshme në të tre disiplinat. Informohuni më shume për punën e tyre.

Ekonomia Kreative

Informohuni mbi punën e Këshillit Britanik në sektorin e Ekonomisë Kreative në mbështetje të sipërmarrësve kreativë, liderëve kulturore dhe politik-bërësve dhe mundësitë që egzistojnë për të bashkëpunuar.

Film

British Council Film krijon lidhje midis kineastëve nga Mbretëria e Bashkuar dhe filmave të tyre me një publik ndërkombëtar duke sjellë inovacionin, diversitetin dhe arritjet e kinemasë Britanike në mbarë botën dhe duke ofruar mundësi për shkëmbime në këtë fushë.

Letërsia

Faqja e web British Council Literature përmban informacion të bollshëm mbi punën tonë në fushën e letërsisë, të rejat më të fundit nga komuniteti letrar dhe i botuesve britanike, një listim të festivaleve letrare në të gjithë botën dhe materiale për mësuesit për të punuar me nxënësit duke përdorur letërsinë bashkëkohore britanike në klasë. 

Muzika

Ne punojmë me të gjitha gjinitë e muzikës nga ajo elektronike tek jazz-i, muzika tradicionale dhe folkloristike si dhe muzika klasike dhe indie. Specialistet e muzikës në programin javor radiofonik The Selector, me muzikën më të mirë britanike nga Mbretëria e Bashkuar. Për më shumë mbi punën tonë në fushën e muzikës klikoni këtu.

Teatri dhe Danci

Në promovojmë më të mirën e arteve skenike nga Mbretëria e Bashkuar nëpërmjet një serie aktivitetesh dhe eventesh përfshirë këtu turne produksionesh dhe artistesh, workshop-e dhe shkëmbime, seminare dhe konferenca, shfaqje artistike dhe vizita studimore në Mbretërinë e Bashkuar për artiste nga e gjithë bota. Për më shumë rreth teatrit dhe dancit lexo këtu.

Artet figurative

Ne promovojmë artet figurative britanike nëpërmjet një sëri aktivitetesh përfshirë ekspozita shëtitëse, workshop-e, seminare dhe konferenca. Mëso më shumë për koleksionin tonë me më shumë se 8500 vepra të artit britanik.