Festivali Nderkombetar i të Drejtave të Njeriut në Shqipëri

Këshilli Britanik ka një bashkëpunim afatgjatë e të sukseshëm me Festivalin Ndërkombëtar të Filmave për Të Drejtat e Njeriut (International Human Right Film Festival – IHRFA) në Shqipëri. IHRFA nuk është vetëm një festival filmi që sjell më të mirën e kinematografisë botërore me tema që prekin çështje të të drejtave të njeriut, por edhe është shndëruar në një platformë të një dialogu publik përmes debateve e forumeve me të rinj dhe me ekspertë të fushës së kinematografisë dhe të të drejtave të njeriut. Çdo vit, në këtë festival Këshilli Britanik sjell jo vetëm më të mirën e prodhimeve britanike , por edhe kontribuon në kuadrin e debateve dhe e forumeve publike në përpjekje për rritjen e sensibilizimit rreth çështjeve të të drejtave të njeriut dhe se si arti mund të kontribuojë për të bërë ndryshimin në Shqipëri.