The Selector ështe programi i përjavshëm radiofonik i Këshillit Britanik që ju sjell muzikën më të fundit nga Mbretëria e Bashkuar. Përgjatë dy orëve të programit të drejtuat nga DJ Goldierocks,  The Selector mbulon të gjitha zhanret e muzikës bashkëkohore si dhe intervista dhe lidhje direkte me disa prej artisteve më në zë sot në skenën muzikore në Mbretërinë e Bashkuar.

Dëgjoni programin The Selector në radion Club FM Radio 100.4 FM, çdo të premte nga 18:00-19.30 dhe rikthehuni në programet e mëhershme në  The Selector’s website.

Gjithashtu dhe në Twitter @SelectorRadio dhe ne faqen tonë të Facebook.

 

Java e Muzikes Britanike 26-29 Shtator 2015

Është viti i 6-të që Këshilli Britanik organizon Javën e Muzikës Britanike për të promovuar tendencat dhe rrymat e muzikës bashkohore Britanike, ky event është pjesë e aktiviteteve të Programit The Selector.

Do mund të na gjeni për të parë live eventet e muzikës  në:

Datë 26 Shtator 2015     në Sheshin e qytetit te Skraparit, Corovodë 

Datë 29 Shtator 2015     në Qëndrën e Kulturës, Peshkopi 

Grupet pjesëmarrëse të javës së muzikës janë Dj Goldierocks. Aktivitete janë organizuar në bashkëpunim me Bashkitë e qyteteve dhe Vodafone Albania.

Informohu mbi programin The Selector

Me një audience me shumë se tre million dëgjues në të gjithë botën The Selector pasqyron shkëlqimin dhe llojshmërinë e muzikes britanike, promovon rryma të reja, artiste të talentuar dhe kulturën muzikore të Britanisë moderne sjellë për një publik ndërkombëtar.

Qëllimi i programit është të ndryshojë bindjen e dëgjuesve mbi muzikën britanike dhe të paraqesë pasurinë e madhe krijuese dhe inovatore të artisteve britanike. Programi qëllimisht anashkalon emrat më në zë të momentin më të cilët audience ndërkombëtare mund të jetë familjarizuar në kërkim dhe duke zbuluar artiste të rinj dhe rryma “underground”

Në vite të pranishëm në program kanë qenë emra si Tinie Tempah, Gruff Rhys, Foals, Fyfe Dangerfield, Ghostpoet, Sparrow & The Workshop, DELS dhe Jamie Woon.

 

Më shumë rreth Goldierocks

"Ajo mund të jetë gruaja më me ndikim në pop” – Evening Standard

Goldierocks, AKA Sam Hall, është një DJ ndërkombëtar dhe prezantuese e jashtëzakonshme me bashkëpunime eskluzive për emra të mëdhenj si Madonna, Giorgio Armani, Richard Branson dhe Jade Jagger. Programi i saj i përjavshëm radiofonik  ‘The Selector,’ transmetohet në 37 shtete të botës duke arritur rreth katër millionë dëgjues, sukses ky që e shtyu The Sunday Times ta komentonte së fundmi programin si ”Programi Muzikor Britanik me Cutting-Edge i momentit.”

Sam ka punuar për Dev në radion BBC Radio 1 në 2011 dhe u angazhua me projektin Reebok Radio të Manchester Warehouse Project përgjat vitit 2012.  Ajo ka qenë prezantuesja e programit të mbrëmjes vonë mbi kërcimin të titulluar “Selector After Dark’” transmetuar në radiot  Mexico’s Ibero FM (Meksike), China’s Loop FM (Kine)  dhe Warsaw’s Roxy FM (Poloni).

Përveç programeve në radio, Sam ka performuar në skena të ndryshme në të gjithe boten si DJ duke luajtur perzierjet e saj te muzikes “eclectic house”, “world beat” dhe “mash up electro & bass heavy”  per mijera njerez ne disa vende te botës në të pestë kontinentet.

Ajo ka marrë pjesë në festivale të shumta në të gjithë botën përfshirë edhe Creamfields, Latitude, Leeds, Wakestock, Secret Garden Party dhe  Glastonbury. Më pas, vlejnë të përmenden disa evente të pazakonta si performanca në bunkere të kohës së bashkimit sovjetik në Kazakistan, plazhet e liqenit  Malawi, një magazinë në Shangai të Kinës, një shtëpi borë në Alpe dhe po ashtu në ambjente më luksoze si super jahtet në Monako apo në portin e Sidnej.

Ajo manaxhon klubin e saj në Londër dhe ka qënë prezantuesja e tapetit të kuq ne çmimet BRIT për dy vitet e  fundit.

Ajo pati nderin të performoj për 90 minuta në ceremoninë e hapjes së Lojrave Paralimpike në Londër në 2012 e cila u transmetua në Channel 4. Përpara 80000 njerëzve present dhe miliona të tjerë që e ndoqën ceremonine nga shtepitë, kjo ishte një nga arritjet më të mëdha në karrierën e Sam.