Shakespeare Lives (Shekspiri Jeton)

Çfarë është Shakespeare Lives?

Shakespeare Lives, është një program global aktivitetesh dhe ngjarjesh që do të kremtojë përgjatë vitit 2016 veprën e dramaturgut më të njohur në botë në përvjetorin e 400-të të vdekjes së tij. Programi do të përfshijë një numër ngjarjesh, si teatër inovativ e performanca vallëzimi, shfaqje të filmave, ekspozita arti nga mbrarë bota, si dhe materiale edukuese për ata që janë duke mësuar gjuhën angleze.

Si mund të bëhem edhe unë pjesë e tij? 

Fokusi kryesor i projektit do të jetë  pjesëmarrja e gjerë e njerëzve anembanë botës, që do të inkurajohen të sjellin me kreativitet skena të veprave të Shekspirit, për të kulmuar në krijimim e një burimi të versioneve dixhitale të veprave të tij. Mundësi të tjera  për të marrë pjesë në aktivitetet dhe ngjarjet e Shakespeare Lives, do të gjeni duke vizituar faqen e internetit Shakespeare Lives. Për t’u bërë pjesë e diskutimeve ndiqni #ShakespeareLives në Twitter.