Unlimited në Shqipëri

Projektet e Këshillit Britanik në fushën e artit gjithëpërfshirës

Këshilli Britanik punon në fushën e artit gjithëpërfshirës prej më shumë se katër vitesh, i nxitur nga dëshira për të promovuar diversitetin në art në Shqipëri. Puna jonë udhëhiqet nga nevoja politike dhe shoqërore për barazi sociale dhe mundësi të barabarta në art si në çdo fushë tjetër për personat me aftësi të kufizuara – qofshin keta publik apo artiste.

Përtej bashkëpunimit me kompani artistike që punësojnë artistë me dhe pa aftësi të kufizuara, ne promovojmë përshtatshmërinë e plotë të shfaqjeve artistike dhe mbështesim artistët me aftësi të kufizuara të arrijne tek publiku i gjerë me krijimet e tyre, të jenë të dukshëm me veprimtarine e tyre dhe t’ju garantojmë qasje më të mirë në burimet publike dhe private të financimit për artin.

Në Shqipëri puna jonë synon edhe përmirësimin e shkëmbimeve ndërkombëtare mes artistëve me aftësi të kufizuara për të rritur njohjen dhe vlerësimin e publikut për artin e tyre.

Festival i pare Unlimited në Shqipëri

Këshilli Britanik me mbështetjen e Fondacionit Vodafone, organizoi nga 12 deri 17 Maj 2014 festivalin e parë Unlimited, i titulluar “Arti i Ndryshimit”, i cili solli në skenë krijime artistike gjithëpërfshirëse për të rritur dhe për fëmijë realizuar prej më shumë se 40 artistësh me aftësi të kufizuara nga gjithë gjinitë e artit (muzikë, teatër, danc).

Ngjarja kulmore e festivalit ishte shfaqja “Njeriu i Hekurt”, realizuar nga artistë shqiptarë nën drejtimin artistik të kompanisë GRAEAE (MB), bashkëpunimi i pare i ketij lloji mes artistëve britanikë dhe shqiptarë. Festivali përfshiu në programin e tij edhe prodhime të tjera ne teatër, koreografi dhe muzikë të cilat me përqasjen e tyre të veçantë ndaj konceptit të një fshaqjeje artistike sollën së bashku artistë me dhe pa aftësi të kufizuara.

Blerina Shalari, një kompozitore e mirënjohur shqiptare dhe pianiste, u shpreh në një intervistë televizive: Kam mbetur e mahnitur më çfare është arritur gjatë festivalit Unlimited dhe si ai arriti të bëjë bashkë artistë me dhe pa aftësi të kufizuara, publikun dhe një përzgjedhje të pasur fshaqjesh për të parën herë në Shqipëri”

Elma Doresi, regjizore teatri me eksperiencë në punën me artistët që nuk dëgjojnë shprehet se eksperienca në vënien në skene të “Njeriu i Hekurt” sëbashku me kolegët britanikë ishte një moment sfide dhe ngazëllimi në karrierën e saj pasi për herë të parë ajo punoi me një grup artistësh me dhe pa aftësi të kufizuara.

Besmir Sula, kërcimtar break dance dhe aktor i cili luajti rolin kryesor në shfaqjen ”Njeriu i Hekurt” pranon se në fillim të projektit ishte dyshues nëse publiku do ta kuptonte dhe vlerësonte punën e tyre, por pas duartrokitjeve që mori gjatë festivalit, pret me padurim të filloje të punojë për projektin e ardhshëm.

 

Rezultatet e Festivalit

Më shumë së 2000 njerëz ishin te pranishëm në shfaqjet dhe aktivitetet e tjera të festivalit, më shumë se 100 artistë u përfshinë në prodhimet artistike që u shfaqën gjatë javës së festivalit dhe media tradicionale dhe rrjetet sociale raportuan gjerësisht mbi këtë festival arti.

Debate dhe biseda me artistë, studentë dhe përfaqësues të qeverisë u organizuar përgjatë ditëve të festivalit ku u fol për sfidat e artit gjithëpërfshirës, vlerën e tij në sektorin e industrive kreative dhe çështje të edukimit dhe punësimit në art për talentet me aftësi të kufizuara.

Gjatë këtyre aktiviteteve Ministria e Arsimit lajmëroi se do të ofrojë 7 bursa studimi për studentë me aftësi të kufizuar në Universitetin e Arteve të Tiranës në vitin e ardhshëm akademit. Drejtori i Teatrit Kombëtar njoftoi rreth projektit të këtij teatri për të përmirësuar përfshtatshmërinë e ambjenteve të teatrit për artistë me aftësi të kufizuara dhe ofroi mbështetje për shfaqjen e rradhës të trupës së artistëve që nuk dëgjojnë. Ministria e Kulturës ofroi suportin me grante në kuadër të mbështetjes për artin në vend për iniciativa të artit gjithëpërfshirës ndërsa Ministri i çështjeve Sociale dhe Rinisë u impenjua personalisht në nxitjen e punësimit të artistëve me aftësi të kufizuara së pari në institucionet kulturore shtetërore në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës.

Fondacioni Vodafone Shqipëri, organizatë lider në fushën e mbështetjes së ndryshimeve pozitive në shoqëri dhe në promovimin e gjithëpërfshirjes në Shqipëri, mbetet partneri dhe mbështetësi kryesor i punës tonë në fushën e artit gjithëpërfshirës