Mundësi bashkëpunimi me universitete në Mbretërinë e Bashkua

Nëse jeni institucion i arsimit të lartë dhe dëshironi të krijoni bashkëpunim me universitete të Mbretërisë së Bashkuar për shkëmbim personeli dhe të studentëve, programe të përbashkëta, bashkëpunim në kërkimin shkencor, ose rritje të kapaciteteve, këtu mund të gjeni disa mundësi që mund t’ju ndihmojnë.

Erasmus+

Për më tepër se 25 vjet, për të promovuar shkëmbimin e studentëve e të personelit si dhe bashkëpunimin ndër-institucional në Evropë e më gjerë, Bashkimi Evropian ka financuar programin Erasmus. Programi i ri  (Erasmus+) ofron mundësi si kurrë më parë  për institucionet e larta arsimore Evropiane ose  jo, të punojnë sëbashku duke u mbështetur në eksperincën dhe suksesin e programeve të mëparshme të BE-së Erasmus Mundus, Tempus, Alfa dhe Edulink.  

Financimi është hapur për të mbështetur shkëmbimin e studentëve dhe të stafit nëpërmjet institucioneve të larta arsimore të BE-së dhe jo, për grada master dhe doktoratura të përbashkëta; si dhe bashkëpunim ndër-institucional. Një pjesë e fondeve administrohen drejtpërdrejt nga Komisioni Evropian. Në Mbretërinë e Bashkuar, programi Erasmus+ administrohet nga Agjensia Kombëtare e Mbretërisë së Bashkuar, një bashkëpunim ndërmjet British Council dhe Ecorys. British Council administron aktivitetet e pavarura të Erasmus+ për arsimin e lartë.

Njohja ndërkombëtare e lëvizjes së lirë

Për herë të parë, programi Erasmus+  mbështet shkëmbimin e personelit dhe studentëve midis vendeve evropiane (‘Programe’) dhe vendeve jo-evropiane (‘Partner’)  nëpërmjet aktivitetit “Njohja ndërkombëtare e lëvizjes së lire”. Vendet pjesëmarrëse si ‘Partner’ janë listuar në faqen e internetit dhe ju mund ti gjeni këto vende edhe këtu.

Aplikimet për këtë fond mund të kryhen vetëm nga institucione të vendeve që janë nën “Program’. Megjithatë, institucione të lidhura me universitete në Mbretërinë e Bashkuar mund ta konsiderojnë këtë fond si një mjet  për të forcuar lidhjet ndër-institucionale dhe si mundësi për bashkëpunim në fushën e mësimdhënies dhe kërkimit.

Nëse nuk keni lidhje me universitete në Mbretërinë e Bashkuar, por jeni të interesuar të krijoni  të tilla lidhje duke përdorur pjesë të fondeve  Erasmus+, vizitoni faqen ‘Mundësi Partneriteti’ për të shkarkuar dhe plotësuar formularin mundësi për partneritet.

Nëse dëshironi të keni më shumë informacion rreth programeve të përbashkëta, mundësi për rritje të kapaciteteve ju lutem vizitoni udhëzuesin e KE për Erasmus+  për të punuar me HEI’s, ose nëse jeni pjesë e një prej 27 Vendeve Partnere, mund të kontaktoni zyrën lokale të Erasmus+. 

 

Horizon 2020

Horizon 2020 është programi më i madh i BE në fushën e kërkimit dhe risisë me pothuajse 80 billion euro fonde  të mundësuara në një afat kohor shtatë vjeçar (2014-2020), duke mos përfshirë këtu fonde nga investimet private që ky fond do të tërheqë.  Pritshmëria është më shumë risi, zbulime dhe pionerë në botë që do ti transformojnë idetë në praktikë. 

Duke ndërthurur punën kërkimore dhe risinë, Horizon 2020 ndihmon në arritjen e një pozicioni drejtues të shkëlqyer të shkencës dhe industrisë ndërkohë që angazhohet me zgjidhjen e disa nga sfidave më të mëdha që shoqëria jonë është duke kaluar. Qëllimi është që studjuesve evropianë dhe botërorë t’ju mundësohet të punojnë sëbashku për të krijuar një sistem të njësuar shkencor, shmangien e pengesave ndaj risisë dhe lehtësimin e punës së përbashkët ndërmjet sektorit publik dhe atij privat në rrugën drejt risisë. 

Horizon 2020 ofron një varietet mundësish bashkëpunimi ndërmjet institucioneve jashtë BE-së. Megjithatë rregulla të ndryshme aplikohen në varësi të rajonit si dhe statusit ekonomik dhe social.

Për më shumë informacion në lidhje me shfrytëzimit e mundësive të Horizon 2020, drejtohuni në portalin European Commission’s Horizon 2020 ose lexoni njoftimin e  UK HE International Unit’s.

EURAXESS UK

Euraxess është një nismë e cila mbështet lëvizjen e lirë ndërkombëtare dhe zhvillimin e karierrës së studjuesve. British Council ka në administrim faqen e internetit të Euraxess për Mbretërinë e Bashkuar, e cila përmban informacione rreth fushave studimore në Mbretërinë e Bashkuar, të dhëna praktike për lëvizjen e studjuesve si dhe një bazë të dhënash ku mund të gjenden mundësi punësimi dhe financimi për studime ndërkombëtare.