Rëndësia e arsimit sipërmarrës është tepër i lart. Rritja e popullsisë së të rinjve, e shoqëruar me rritjen e papunësisë së tyre në shumë vende, po thekson krijimin e vendeve të reja të punës dhe risitë brenda punësimit. Zhvillimet teknologjike po riorganizojnë vendet tona të punës dhe po ndryshojnë mënyrën se si funksionojnë bizneset, ndërkohë që natyra globale e biznesit do të thotë që më shumë të rinj do të kenë punë ndërkombëtare në sektorë të ndryshëm. Prandaj është e rëndësishme që t'i pajisim brezat e ardhshëm me aftësitë e duhura.

Përgatitja e studentëve për të ardhmen

Punësimi i ardhshëm i të rinjve do të varet shumë nga mënyra se si mësimdhënia reagon ndaj ndryshimeve. Studentët duhet të jenë më inovativ, të përshtatshëm ndaj ndryshimeve, fleksibël për të punuar në një treg global në ndryshim të shpeshtë.

Në vitet e fundit ka patur rritje të konsiderueshme në rëndësinë e  arsimit sipërmarrës në Mbretërinë e Bashkuar dhe vende të tjera si rezultat i ndryshimeve në politikat kombëtare të arsimit. Inkorporimi i arsimit sipërmarrës me arsimin teknik dhe profesional (TVET) mund të jetë një mjet i rëndësishëm për të siguruar që studentët të jenë të përgatitur për jetën pasuniversitare.

Mendimet sipërmarrëse të shoqëruara me aftësitë e fituara përmes TVET mund të jenë shkas për të mbështetur punësimin e ardhshëm të studentëve. Sipërmarrja në arsim do të rrisi punësimin e tyre brenda organizatave ekzistuese, në sektorët publik dhe privat.

Përfitimet e arsimit sipërmarrës

Meqenëse sigurimi dhe krijimi i punësimit bëhet prioritet kyç për studentët dhe qeveritë për një të ardhme të parashikueshme, rritja e ekonomive në mbarë botën do të mbështetet nga mendimi sipërmarrës.

Sipas dëshmive të Komisionit Europian, arsimi sipërmarrës mund të ndikojë pozitivisht në tregjet dhe ekonomitë vendore të punës (Arsimi sipërmarrës: Një guidë për arsimtarët, 2014). Investimi në këtë fushë është një nga investimet më të larta  në Europë, i njëjti kërkim tregon se studentët që marrin arsim sipërmarrës janë tre ose gjashtë herë më shumë gjasa për të filluar një biznes në të ardhmen.

Studentët janë në thelbin e mësimdhënies dhe arsimi sipërmarrës mund t'i pajisë ata me një mendësi sipërmarrëse, që mund të çojë në përfshirje dhe angazhim më të madh në të gjitha studimet bazë. Mësimi mund të jetë më efektiv kur përfshihen shembuj të jetës reale dhe kur individëve u jepet mundësia të marrin pronësinë e suksesit të tyre.

Nëpërmjet aktiviteteve të sipërmarrjes, studentët mund të fitojnë aftësi sipërmarrëse, si për shembull të menduarit kritik, zgjidhjen e problemeve, komunikimin, marrjen e rrezikut dhe punën në grup. Sipërmarrja mund të ofrojë rrugë alternative për të rinjtë, duke përmirësuar aftësitë e tyre, punësimin dhe mundësitë në jetë, duke përkrahur zhvillimin e gjerë ekonomik dhe social.

Inkorporimi i arsimit sipërmarrës

Arsimi sipërmarrës mbështetet tek mësuesit dhe në kulturën e institucioneve arsimore. Mësimdhënësit kanë nevojë për një gamë të gjerë të kompetencave për të patur sukses në arsimin sipërmarrës brenda kurrikulit dhe kjo mund të mbështetet nga një mjedis shkollor ku risku përkrahet dhe ku punësimi si rezultat i mësimit është një prioritet. Mësimdhënia e sipërmarrjes nuk jep përgjigje, por mbështet studentët për të identifikuar pyetjet e duhura. Duhet të shtyjë kufijtë, të inkurajojë nxënësit të mendojnë në mënyrë krijuese dhe të kenë besim të mjaftueshëm në aftësinë e tyre për të marrë rrezikun e nevojshëm për të pasur sukses. Mjediset krijuese gjithashtu duhet të mbështesin dështimin. Gabimet shpesh mund të provojnë të jenë mësimi më i madh.

E ardhmja varet nga gjeneratat që vijnë dhe mësimdhënia cilësore që përfshin sipërmarrjen do të jetë një pjesë thelbësore e suksesit të tyre. Mendjet aktive të së ardhmes mbështeten në drejtimin dhe ndihmën e mësuesve sot, të cilët i japin mundësinë atyre.

Botimi i vjeshtës i Vocational Education Exchange do të fokusohet në rolin dhe rëndësinë e arsimit sipërmarrës. Gjatë Tetorit, Nëntorit dhe Dhjetorit do të ndajmë një gamë të  shembujve të praktikave më të mira që synojnë të frymëzojnë dhe të nxisin diskutimin dhe debatin në këtë fushë të rëndësishme të TVET.