Ky është i pari në serinë e Vocational Education Exchange të praktikave në Studimet e Sipërmarrjes nga Fondacioni Europian i Trajnimit. Shikoni për më shumë shembuj të praktikave që vijnë në Nëntor dhe Dhjetor. 

Izraeli krenohet me numrin më të madh të sipërmarrjeve të teknologjisë dhe me industrinë më të madhe të kapitaleve të sipërmarrjeve, për banor në botë (Qendra Kërkimore e Kapitalit të Izraelit). Si një rrjet drejtues teknologjik dhe shkencor, ORT po ndihmon për të fuqizuar këtë eko-sistem sipërmarrës përmes iniciativave që furnizojnë më shumë se 100,000 studentë.

Një iniciativë e tillë është Programi Teknologjik i Sipërmarrjes të ORT, i cili përgatit studentët e arsimit teknik dhe profesional të vitit të fundit për të hyrë në botën e teknologjisë dhe sipërmarrjes.

Trajnuar nga drejtuesit e biznesit, studentët pjesëmarrës punojnë së bashku në ekipe multidisiplinare, nën drejtimin e mësuesve, për të identifikuar nevojat e tregut dhe pastaj për të hartuar dhe nxjerë një produkt në treg. Duke vepruar kështu, ata përjetojnë ciklin e plotë sipërmarrës, nga ideja tek realiteti.

Pas një piloti të suksesshëm në vitin 2013, programi tani përfshin gjashtë shkolla në të gjithë rrjetin ORT, ku përfshihen më shumë se 160 16 -18 vjeçarë dhe 24 mësues.

Fituesi i Çmimit Nobel në Kimi, Dan Shechtman, i cili ulet në komitetin drejtues të programit, thotë: 'teknologjia, kreativiteti dhe sipërmarrja shkojnë së bashku. Ideja është të mësosh çdo fëmijë rreth sipërmarrjes në Izrael, siç mëson matematika, fizika, kimia apo anglishtja.

Kthimi i ideve në realitet

Një aspekt kyç i programit është që asnjë buxhet i shkollës ose pajisje të specializuara teknike nuk vihen në dispozicion për zhvillimin e produktit. Nxënësit duhet të gjejnë mbështetje financiare dhe partnerë nga bota e jashtme, të sigurojnë burimet e komponentëve të dorës së dytë në internet dhe të bindin ndërmarrjet që të lejojnë përdorimin e objekteve të tyre jashtë orarit të punës, për të prodhuar prototipin e tyre.

Gjithçka është pjesë e qëllimit të krijimit të një mjedisi alternativ të studimit, si mësuesi i shkencës dhe inxhinierisë, Oren Lamdan, thotë: 'Është mësim i jetës reale! Ne inkurajojmë studentët që të marrin rreziqe, të iniciojnë dhe të marrin risi. '

Për studenten May Shushan, qasja po funksionon. "Kur takojmë kompanitë, kuptojmë se po bëjmë diçka të vërtetë", thotë ajo. "Ndihem si e rritur, duket si puna ime dhe unë dua ta bëj këtë!'

Një tjetër tipar i rëndësishëm i programit është qëllimi i tij moral. Studentët duhet të trajtojnë aspektin social kur zhvillojnë idetë e tyre, duke theksuar se sipërmarrja nuk është vetëm një mënyrë për t'u pasuruar, por një mjet për rritjen e kapitalit shoqëror.

Hapat drejt suksesit

Sipërmarrja ka të bëjë me guxim, nëse nuk ia dal mbanë, duhet të kesh guximin të fillosh nga e para. Kjo është arsyeja pse arritjet në program nuk bazohen në suksesin e produktit përfundimtar - studentët madje as nuk mund të prodhojnë një produkt përfundimtar. Në vend të kësaj, arritja matet se sa mirë i trajtojnë sfidat që hasin gjatë rrugës.

Përmes udhëtimit të tyre, studentët fitojnë aftësi jetësore, shkathtësi pune dhe vetëbesim. Kjo i ndihmon ata të zhvillojnë të menduarit sipërmarrës, si dhe punën në grup dhe aftësitë e komunikimit. Nëse ata vazhdojnë të krijojnë biznesin e tyre ose jo, ata janë më të pajisur për sukses në botën e jetës reale të punës.

Ka edhe përfitime për shkollën. Nxënësit janë më të motivuar, duke parë në radhë të parë se si aplikohen lëndët akademike në botën reale. Gjithashtu, forcohen lidhjet me komunitetin lokal të biznesit.

Mbi të gjitha, programi është i dobishëm në ndryshimin e mësimit. Mësuesi nuk është më burim i të gjitha njohurive, por një udhërrëfyes dhe trajner për të mbështetur nxënësit për të arritur qëllimet e tyre. Mësuesit për të bërë ndryshim nga 'mjeshtër' në 'trajnues' është një hap i rëndësishëm që kërkon udhëheqje dhe investime në zhvillimin e mësuesve.

Këshillat më të mira për një program të suksesshëm sipërmarrjeje:

  • lejimi i studentëve për të punuar në mënyrë të pavarur
  • sjellja e trajnuesve nga bota e biznesit
  • përqëndrimi tek udhëtimi sipërmarrës, nga ideja tek produkti përfundimat
  • inkurajimi i studentëve për të kërkuar ndihmë financiare dhe partnerë nga bota e jashtme
  • mbështetja e studentëve në suksesin e tyre duke kaluar sfida të ndryshme.

Linke të jashtme