Identifikimi i praktikave të mira në trajnimin sipërmarrës jo vetëm që ndihmon politikëbërësit, bizneset, por ofruesit e trajnimit ndajnë njohuritë, që mund të çojnë në përmirësime në politikën e trajnimive dhe zbatimin e saj.

ETF është një agjensi e Bashkimit Europian e cila ndihmon shtetet partnere të kapitalizojnë burimet njerëzore nëpërmjet reformave në arsim, trajnim dhe sistemet e tregut të punës.

Duke ndarë praktikat e mira në trajnimin e sipërmarrjes, ne mbështesim komunitetin e trajnimit duke identifikuar dhe publikuar njohuritë dhe ekspertizën e ofruesve të trajnimit. Kjo mbështet inovacionin në të gjithë vendet partnere, dhe i mban politikë-bërësit të përditësuar mbi atë se çfarë trajnimi bën, në cilat kushte dhe me çfarë kostoje.

Si i shkëmbejmë praktikat e mira?

Ne publikojmë shembuj  të praktikës së mirë në trajnimin sipërmarrës nëpërmjet platformës sonë të praktikave të mira online. Është një vend që edukatorët të mësojnë dhe të komentojnë rreth qasjeve të reja dhe të lidhen direkt me ofruesit e tjerë të trajnimit. Politikë-bërësit mund të përdorin gjithashtu një hapësirë ​​të dedikuar në platformë për të ndarë pyetjet dhe përvojën në aspektet e politikave të trajnimit.

Forumi vjetor i praktikave të mira sjell krijuesit e politikave dhe ofruesit e përzgjedhur të trajnimit së bashku, për diskutime të drejtpërdrejta se si të hartohet politika dhe si mund të përdoren shembuj individualë të praktikës së mirë për të përfituar plotësisht komunitetin e trajnimit.

Si i identifikojmë praktikat e mira?

Shembujt e praktikës së mirë të përbashkët në platformën tonë zgjidhen nëpërmjet një thirrjeje vjetore për propozime. Parashtresat nga thirrja jonë e vitit 2017, e cila u përqendrua në trajnimin për ndërkombëtarizimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe mësimin e sipërmarrjes si një kompetencë kyçe, janë duke u vlerësuar.

Të gjitha aplikimet vlerësohen nga ofruesit e tjerë të trajnimit që punojnë në të njëjtën fushë. Ata përdorin scorecard të praktikave të ETF-së si një bazë, e cila përbëhet nga një sërë kornizash vlerësimi dhe një sërë pesë kriteresh të praktikave:

  • trajnimi kërkon analiza
  • hartimin e programit të trajnimit
  • lloji i trajnimit
  • monitorimi, vlerësimi dhe përmirësimi
  • marketingu dhe shpërndarja.

Ndiqni seritë tona të praktikave të mira në trajnimin rreth sipërmarrjes

Gjatë vjeshtës, Vocational Education Exchange do të japi disa shembuj të praktikave të përdorura në sipërmarrje të idenfitifikuara nga ETF. Botimi jonë në Tetor bashkëngjit një rast studimi të një programi të suksesshëm sipërmarrjeje në Israel, e cila sfidon studentët të sjellin idetë në jetë. Lexoni më shumë rreth praktikave të mira nga ETF në botimin e Nëntorit dhe Dhjetorit.

Linke të jashtme