Prezantimi i Doktorit të Aftësive për botimin e vjeshtës për Vocational Education Exchange — ekspertë të sipërmarrjes janë gati për t'u përgjigjur pyetjeve dhe të japin këshilla në lidhje me fushat kryesore të trajnimit profesional. 

Dërgoni pyetjet tuaja tek Doktori I Aftësive, dërgoni një email tek VEE@britishcouncil.org deri në 23 Tetor, duke specifikuar se nga cili specialist dëshironi një përgjigje.

Biografitë poshtë do ju vendosin se cili është më i përshtatshëm për ju.

Përgjigjet do të publikohen në botimin e Nëntorit dhe Dhjetorit.

Irvine Abraham, Menaxher Ndërkombëtar i Kolegjit Rajonal Verior, Irlanda e Veriut

Me 40 vjet eksperiencë në sektorin e TVET, Irvine ka një karrierë që përfshin fushën e aviacionit, trajnerin, vlerësuesin, verifikuesin e jashtëm, pedagogun, konsulentin, menaxherin e trajnimit dhe  zhvillimit të biznesit. Ai aktualisht kryeson departamentin ndërkombëtar në Kolegjin Rajonal të Rajonit.

Vizioni i Irvine është të pasurojë jetën e stafit të TVET, të studentëve dhe të projekteve të të mësuarit me pikëpamjet e problemeve me një dimension ndërkombëtar.

Brian McEwan, Menaxher Projektesh, Young Enterprise Scotland

Brian punon për të frymëzuar dhe mbështetur studentët e kolegjit dhe universitetit drejt biznesit. Ai është përgjegjës për lehtësimin e aktiviteteve të mësimdhënies në kuadër të arsimit të mëtejshëm dhe të lartë nëpërmjet programeve të ndryshme . Ai është gjithashtu themeluesi i Rrjetit të Arsimtarëve të Sipërmarrjes

Një ish-lektor, Brian tani menaxhon një ekip që punon në Skoci për të angazhuar dhe mbështetur aktivitetet që u mundësojnë të rinjve të zhvillojnë aftësi për të nisur bizneset e tyre dhe ta konsiderojnë vetëpunësimin si një mundësi reale dhe praktike të karrierës pas arsimit.

Duke punuar në zhvillimin e biznesit para rolit të tij në arsim, Brian gjithashtu synon të përmirësojë arsimin e shitjes në kolegje dhe universitete dhe të rrisë ndërgjegjësimin për nevojën për tregti, shitje dhe mundësi të ndërveprimit të konsumatorëve për pronarët e bizneseve të reja.

Anthony Gribben, Ekspert i Arsimit Sipërmarrës, Fondacioni i Trajnimit Europian

Anthony Gribben është një eksperit i arsimit sipërmarrës në Fondacionin e Trajnimit Europian — agjensi e Bashkimit Europian e cila promovon zhvillimin e forcës së punës në vendet e Bashkimit Europian. Ai ka më shume se 35 vite eskperiencë në arsim, trajnim dhe reformën në tregun e punës, në nivel vendor, rajonal e ndërkombëtar. Ai shkruan rreth sipërmarrjes.

*Ju lutem vini re: në varësi të pyetjeve që dërgoni, jo të gjitha pyetjet mund të marrin një përgjigje nga personat më lart.