18 këshilla efikase për angazhimin e punëdhënësve

Kolegji i Qytetit Leeds ka ofruar disa këshilla të rëndësishme dhe të shpejta në zhvillimin e angazhimit efikas të punëdhënësve. Ndonëse këto nuk janë domosdoshmërisht gjëra të lehta për t’u arritur dhe përmirësimi i komunikimit dhe partneriteteve me punëdhënës mund të marrë kohë, por këto janë vetëm disa nga shumë gjërat thelbësore nga të cilat secili institucion mund të përfitojë duke i integruar në strategjitë e veta për angazhim: 

  1. Krijo strategjinë për angazhimin e punëdhënësve, e cila komunikohet tek audienca “mbarë kolegjiale” dhe palët e interesit, për të promovuar bashkëpunimin, inovacionin dhe ndërmarrësin.
  2. Themelo dhe trajno personelin për përdorimin efikas të Sistemit për Menaxhimin e Marrëdhënieve me Konsumatorët 
  3. Zhvillo hartën, defino rolet dhe përgjegjësitë për angazhimin e punëmarrësve në mbarë kolegjin, duke përfshirë palët e interesit.
  4. Asisto kompanitë për të kuptuar kornizat për punë praktike dhe përgjegjësitë që lidhen me të duke ofruar zgjidhje të kompletuara për bizneset. 
  5. Mbaj ngjarjeve, punëtori, orë mësimore nga ekspertët lidhur me transferimin e njohurive, bëj ftesa për kontribute, ndarje të praktikave më të mira dhe bëj ftesa për folës nga komuniteti biznesit 
  6. Zhvillo fushata të synuara dhe njih audiencën tuaj të targetuar – mos u bë gjithçka për gjithkënd – përshtat aktivitetet për nevojat/interesat e punëdhënësit. 
  7. Përdor gjuhën e punëdhënësit dhe bëje hulumtimin tënd për të demonstruar njohuritë në sektorin e tyre. 
  8. Shtoni kontributin personal. Mos përdor skripta apo shabllonë për e-mail dhe përshtatni komunikimin me një punëdhënës në baza individuale. 
  9. Gjithmonë kërkoni që të krijoni lidhjen dhe të ndërtoni marrëdhëniet tuaja me individët, mësoni se më kë keni punë si person si dhe si pozitë pune. 
  10. Mbani kontakt me punëdhënësit, tregoni interesim për biznesin e tyre dhe bëjuni të ditur se çka është duke ngjarë në biznesin tuaj. 
  11. Promovoni dhe ofroni produkte dhe shërbime që janë relevante për të përmbushur si nevojat aktuale ashtu edhe të planifikuara të industrisë dhe sektorit.
  12. Dëgjo me kujdes se cilat janë nevojat individuale biznesit të punëdhënësit dhe nevojat për zhvillim të fuqisë punëtore dhe punoni në bashkëpunim për të gjetur zgjidhje reale që u përshtaten kërkesave të tyre. 
  13. Mbështet punëdhënësit për të përfunduar analizën e plotë të nevojave për trajnime apo nevojave organizative. Ofro këshilla dhe udhëzime të sakta dhe të përditësuara lidhur me zgjidhjet në dispozicion për aftësitë dhe atëherë kur është e përshtatshme, udhëzo punëdhënësit se ku mund të marrin përkrahje apo trajnim shtesë   
  14. Sigurohu që ofrimi është fleksibil dhe, atëherë kur është e mundshme, që të ofrohen në hapësirat e punëdhënësit që të minimizohet ndërprerja e rrjedhës normale të punës në hapësirat biznesit. 
  15. Inkurajo punëdhënësin që të përfshijë punonjësit e vet kur shqyrtohen nevojat për trajnime dhe zhvillim për fuqinë e vet punëtore. Kjo jo vetëm që është praktikë e mirë, por gjithashtu e bën nxënësin të ndihen i vlerësuar dhe mund t’u ndihmojë atyre që të shohin investimin që është duke e bërë punëdhënësi në ta duke i ri-trajnuar apo duke ngritur shkathtësitë e tyre. 
  16. Përkrah në tërësi trajnuesit dhe tutorët që të rregullojnë ofrimin e trajnimit në mënyrë të rrjedhshme dhe efikase. 
  17. Kërko informata kthyese dhe vlerësim në fund të rrugëtimit të angazhimit të punëdhënësit. Si i kemi përmbushur nevojat tuaja? A i ka përmbushur trajnimi nevojat tuaja? Çka mund të bëjmë që ta bëjmë edhe më të mirë?
  18. Mbani marrëdhënie me punëdhënësit duke mbajtur kontakte, duke kërkuar nga ata që të marrin pjesë në ngjarje rrjetëzimi biznesor që ne mund të organizojmë, duke i mbajtur ata të informuar lidhur me çfarëdo projektesh apo shërbimesh të reja që mund të ofrojmë për punë të përsëritur. 

Cilat janë këshillat tuaja për angazhimin e punëdhënësve? Na trego në mediet sociale me hashtag #VEexchange hashtag.

Muajin tjetër do të dëgjojmë prapë nga Kolegji i Qytetit Leeds, pasi që do të thellohen në këtë temë për angazhimin e punëdhënësit, duke diskutuar për pozitën e tyre në tregun e shkathtësive dhe si ofrojnë ata shkathtësitë e nevojshme për të bërë ndikimin pozitiv në ekonominë e rajonit.