Ndërtimi i marrëdhënieve me punëdhënësit – Rast studimor

Coleg y Cymoedd është Kolegj në Uels që ka një reputacion në angazhimin me punëdhënësit, duke u angazhuar me industritë që të përmbushë nevojat e nxënësve, personelit, organizatsvedhe palëve të tjera të interesuara. Në këtë artikull, kolegji diskuton disa nga mënyrat në të cilat ata ndërtojnë marrëdhëniet me punëdhënësit dhe punojnë drejt zhvillimit të partneriteteve. Ata gjithashtu ofrojnë disa raste studimi interesante tashmë edhe shume efikase.

Angazhimi i punëdhënësve është kyç për planifikimin dhe zhvillimin e kurseve të ofruara, për të siguruar që nxënësit pajisjes me aftësitë e duhura për të përmbushur nevojat e industrisë. Lidhjet e forta me punëdhënësit gjithashtu u sigurojnë nxënësve mundësitë për punë të vërtetë përmes gjetjes së vendeve të punës, zhvillimit të vazhdueshëm profesional dhe përditësimit të aftësitë për personelin. 

Kolegji punon me mbi 800 punëdhënës nëpërmjet organizatës e punëdhënësve lokal duke i shërbyer si Organit Qeverisës për Kolegjin , e duke ofruar të dhëna që janë bazë për vendim-marrje strategjike dhe operative. Drejtuesit përdorin përvojën e tyre industriale dhe komerciale për të kontribuar në zhvillimin e kurrikulës.

Rrjetëzimi është fokusi kryesor i Coleg y Cymoedd dhe anëtarëve të Bordit të Lartë. Ekipi dhe menaxherët janë pjesë e bordeve që lidhen me industrinë dhe personeli ynë inkurajohen që të marrin pjesë në bashkëpunimet me punëdhënës atëherë kur është relevante. Përveç kësaj, Zyrtarët e kolegjit për Angazhim të Punëdhënësve dhe Zyrtarët për Gjetje Pune vazhdojnë që në mënyrë të qëndrueshme të mbajnë nivele të larta të kontakteve me punëdhënësit. 

Coleg y Cymoedd ka reputacion për përsosmërinë e nxënies të bazuar në punë dhe përsosmërinë në arsim. Kolegji ofron nxënie të bazuar në punë për një gamë të gjerë të kompanive dhe niveli i arritjes për përvetesim te aftesive të bazuar në punë ka qenë i jashtëzakonshëm, ku kompanitë janë kthyer vit pas viti për të trajnuar praktikantët e tyre dhe personelin ekzistues. 

Kolegji gjithashtu ofron çdo vit trajnime për një numër të madh organizatash përmes Shërbimeve të Biznesit dhe Ndërkombëtarëve ku ofrojnë si kurse të gatshme ashtu edhe trajnime të përshtatura, duke e bazuar ofertën për kurse me informacione të mbledhura nga tregu i punës dhe duke i ofruar këto kurse për të mbuluar boshllëkun e dukshëm të aftësive në kompani. 

Rastet studimore

Hekurudha

Coleg y Cymoedd ka bashkuar forcat me Shërbimet Përkrahëse të McGinley për të ofruar një program të ri interesant Programi për Praktikantë në Hekurudhë, i cili është hapur në shtator të vitit 2014. Ky program ishte zhvilluar pas lajmërimit nga Network Rail (Rrjeti i Hekurudhave) për Programin Kornizë të Elektrifikimit në vlerë prej 2 miliard sterlina për periudhën prej shtatë deri dhjetë vjet, për të përfshirë përmirësime nëpër Uells dhe pjesë tjera të vendit. 

Investimi prej 2.2 milion sterlina për të krijuar Qendrën e re të Ekselencës për Trajnime për Hekurudhë – e kompletuar me hekurudhë të madhësisë së plotë – do të pajisë të rinjtë me njohuritë për të punuar në industrinë e hekurudhave. Objekti i ndërtuar kastile për trajnime në kampusin Nantgarv të Kolegjit do t’u mundësojë individëve që kërkojnë punësim që të zhvillojnë shkathtësitë e duhura dhe ekzistojnë një numër shkathtësish të transferueshme siç janë punët ndërtimore, zanatet dhe zanatet elektrike të cilat mund të transferohen në mjediset e hekurudhës. 

GE Aviation

Coleg y Cymoedd dhe GE Aviation kanë punuar së bashku për më shumë se 30 vjet. Ky bashkëpunim ka bërë që të dyja palët të përfitojnë dhe të rriten si rezultat i këtij bashkëpunimi, duke ofruar vende pune për shumë nxënës gjatë viteve. 

Në qendër të partneritetit qëndron një program i punës praktike, i synuar për inxhinierët e aeroplanëve dhe GE Aviation, i cili ka arritur një nivel mbresëlënës të suksesit prej 95 përqind. 

Praktikantët sjellin talent të freskët dhe entuziazëm në fabrikën që ofron shërbime riparimi të motorëve për industrinë e hapësirës ajrore. Praktikantët që janë punonjësit e ardhshëm trajnohen për shkathtësitë që kërkohen nga kompania për të siguruar punën e riparimit në të ardhmen.

Mjetet motorike

Përfundimi i Qendrës së Ekselencës për Trajnime për Mjete Motorike në vlerë prej shumë milion sterlinash është krijuar që të ve nxënësit nga zona në krye të zhvillimeve madhore në këtë industri në Uellsin Jugor. 

Objekti në vlerë prej 2.1 milion sterlina në Kampusin Ystrat Mynach të Coleg y Cymoedd do të përmbushë kërkesat në rritje në industri për objekte trajnuese të fjalës së fundit të teknologjisë. Qendra e re do të ofrojë riparimin e mjeteve motorike në industri, punëtori mirëmbajtjeje, si dhe objekte për diagnostifikim dhe testim për mbi 60 nxënës çdo vit. 

Mundësitë e shumta për investime në Uellsin Jugor – duke përfshirë St. Athan-in si pretendentin kryesor për lokacionin e ri të qendrës prodhuese të Aston Martin-it, investimi prej 181 milion sterlina i Ford-it në Bridgend dhe zhvillimi i mundshëm prej shumë milion sterlinash i fabrikës automobilistike në Ebbw Vale – do të mund të zgjeronin në mënyrë të konsiderueshme industrinë e mjeteve motorike në rajon. 

Nxënësit me orar të plotë që janë aktualisht në kursin për mjetet motorike në Coleg y Cymoedd jo vetëm që do të përsosin profesionin e tyre në objektin e riu, por do të pozicionohen si punëtorë të kualifikuar për të plotësuar fuqinë potencialisht të madhe punëtore në Uellsin Jugor.

Puna praktike e ndarë

Programi për Zonën e Ndërmarrjeve në Ebbw Vale është partneritet strategjik ndërmjet arsimit, industrisë dhe Këshillit Komunal të Blaenau Gwent për të avancuar zhvillimin e aftësive brenda kompanive prodhuese dhe inxhinierike. Ai synon përmirësimin e rritjes së biznesit duke trajtuar papunësinë dhe synon ofrimin e mundësive aspiruese për të rinjtë në kuadër të autoritet lokal. 

Është me rëndësi që të mbajmë interesim në përkrahjen dhe zhvillimin e bizneseve në zonën lokale dhe më tej. Ne ofrojmë këshilla biznesi e përmes analizës tonë të gjerë për nevojat për trajnime dhe përkrahim kompanitë në ofrimin e arsimimit dhe trajnimit që është e cilësisë më të lartë, me standarde industriale dhe që i përgjigjen tregut të punës. 

A ndërlidheni me këto raste studimore? A dëshironi të zhvilloni programe të ngjashme në mjedisin tuaj? Na tregoni përmes medieve sociale me hashtag #VEexchange.