Angazhimi i punëdhënësi? Është në ADN-në tonë!

Jackie Galbraith është zëvendësdrejtoreshë në Kolegjin Ayrshire ku në përgjegjësitë e saj përfshihet angazhimi i punëdhënësve në nivel strategjik. Kolegji Ayrshire është kolegj i madh rajonal i cili mbështetë 14,000 studentë çdo vit. Në këtë artikull Jackie përshkruan qasjen fituese të çmimit për angazhimin me punëdhënës. 

Pse është e rëndësishme për ne që të angazhohemi me punëdhënësit

Kolegji Ayrshire është serioz sa i përket angazhimit me punëdhënës. Portofolio jonë e kualifikimeve profesionale është e harmonizuar me nevojat e sektorëve të industrisë që janë të rëndësishëm për Ayrshire dhe ne luajmë rol thelbësor në suksesin e ekonomisë rajonale. 

Ayrshire është një rajon me potencial të madh. Ai ka trashëgimi të pasur kulturore, peizazh të mahnitshëm rural dhe bregdetar, resurse natyrore nga toka dhe nga deti, një histori industriale që e bën krenare dhe është shtëpi e inovatorëve nga e kaluara dhe nga e tashmja që janë të njohur në nivel ndërkombëtar. 

Megjithatë, rënia ekonomike në industritë tradicionale si minierat e thëngjillit, me dekada ka çuar në nivelet më të larta të papunësisë në Skoci dhe në pabarazi të konsiderueshme në mbarë rajonin. 

Qëllimet tona janë që të ngrijmë aspiratat e njerëzve nga Ayrshire, komunitetit dhe punëmarrësve, që të inspirojmë arritjen tek studentët aktual dhe ata të ardhshëm dhe të rrisim mundësitë për njerëzit dhe komunitetet e tyre. Kritike në arritjen e qëllimeve tona është marrëdhënia jonë me punëdhënësit, punëmarrësve aktual dhe të ardhshëm të së cilëve u nevojiten shkathtësitë e duhura për të përmbushur ambiciet e rajonit për një rritje të produktivitetit, konkurrueshmërisë dhe rritje të përgjithshme biznesore. 

Duke rritur numrin e bizneseve me të cilat punojmë ne rrisim numrin e mundësive për praktikantë çdo vit, vëllimin e mundësive të punësimit për studentët dhe punëkërkuesit dhe gamën e kurseve trajnuese dhe pranimin në kurse që ofrohen për industrinë. 

Një Bisedim i Ri, i publikuar nga UKCES në vitin 2014, kishte përmbledhur elementet përbërëse për angazhim efikas ndërmjet kolegjeve dhe punëdhënësve si në vijim: 

  • Së pari, aty është rekomanduar që ne duhet të pajtohemi që qëllimi kryesor i kolegjit është që t’i kontribuojë komunitetit të vet ekonomik. Ne pajtohemi.
  • Së dyti, aty tregohet se udhëheqësit e kolegjeve duhet të zhvillojnë lloje të reja të shkathtësive për të arritur sukses në partneritete strategjike me punëdhënësit. Ne i kemi ato. 
  • Së treti, aty përmendet që ne duhet të jemi të vetëdijshëm që kredibiliteti i kolegjeve me punëdhënësit është i lidhur me atë se çka ofrojnë ata. Ne pajtohemi me këtë. 
  • Në fund, punëdhënësit duhet të njohin kolegjin e tyre lokal dhe atë se çfarë ka për të ofruar. Një numër i madh i punëdhënësve tashmë e kanë bërë këtë. 

Si angazhohemi me punëdhënësit

Strategjia jonë për angazhim ndërveprues Të Bëjmë Biznesin Tuaj Biznes Tonin tregon se si përkrahim punëmarrësit duke inkorporuar video intervista me biznese, linqe me strategji kyçe dhe postime në blog. 

Oferta jonë për punëdhënës është që të bëjmë biznesin e tyre biznes tonin:

  • Duke ofruar shkathtësitë e duhura në kohën e duhur për t’u ndihmuar që të rrisin kompaninë e tyre
  • Duke përfshirë ata në vlerësimin e kurseve tona aktuale dhe përcaktimin e ofrimeve tona të ardhshme
  • Duke ofruar kurse të standardit industrial që mbahen në mjedise pasqyruese të sektorit të tyre 
  • Duke ndihmuar me planifikimin e fuqisë punëtore për nevojat aktuale dhe të ardhshme për shkathtësi, duke përfshirë ofrimin e punës praktike për të zhvilluar punëmarrësit e tyre 
  • Duke përkrahur punëdhënësit që të rekrutojnë njerëzit e duhur. 
  • Në anën tjetër, ne kërkojmë nga punëdhënësit që të bëjnë biznesin e tyre biznes tonin:
  • Duke marrë pjesë në proceset tona të vlerësimit dhe planifikimit të kurrikulës
  • Duke ofruar gjetje vendi të punës, mundësi për punë vullnetare dhe punë në projekte për studentët tanë 
  • Duke marrë pjesë në ngjarjet tona për karrierë për të ngritur vetëdijen lidhur me industrinë e tyre ndër studentë
  • Duke sponsorizuar kolegjin duke dhuruar pajisje, duke ndarë ekspertizën dhe duke shpërblyer studentët e shkëlqyeshëm
  • Duke na ndihmuar që të trajtojmë çështjen e stereotipave gjinor në zgjedhjet për karrierë. 

 I gjithë personeli i lartë dhe udhëheqësit për kurrikulë në Kolegjin Ayrshire janë përgjegjës për angazhimin me komunitetin lokal të biznesit. Për të identifikuar nevojat për shkathtësi në nivel rajonal, Kolegji Ayrshire punon me Partneritetin Ekonomik të Ayrshire, me organizatat e punëdhënësve si Oda Ekonomike e Ayrshire dhe Federata e Bizneseve të Vogla si dhe organizatat specifike për industri siç janë Aleanca Inxhinierike e Ayrshire. Kolegji gjithashtu përkrahë bordet ekonomike dhe të shkathtësive të tri autoriteteve lokale në rajon, duke punuar me këshilltarë për rritje biznesore për të përkrahur nevojat për shkathtësi të kompanive ekzistuese dhe të reja si dhe atyre që kërkojnë të vendosen në Ayrshire.

Si e formësojnë punëdhënësit kurrikulën tonë

Angazhimi i shkëlqyer me punëdhënësit, industritë dhe organizata e komunitetit ndikojnë në dizenjimin e kurseve dhe krijon mundësi për studentët për vlerësuar ofrertat e kolegjeve. 

Mundësitë për zhvillime dhe vlerësimetë sektorit industrial paraqiten përpara një sërë forumesh të udhëhequra nga kolegjet për aftësitë e nga punëmarrësit në fushat si hapësira ajrore, energjia e ripërtërishme dhe inxhinieria. Në këto forume marrin pjesë punëdhënësit, menaxherët e kolegjeve, bord të sektorëve, agjencitë kombëtare për aftësi, agjencitë ekonomike dhe autoritetet lokale.

Arsimimi në Skoci” (Education Scotland), Agjencia kombëtare përgjegjëse për sigurim të cilësisë në arsimimin e mëtejshëm, është shprehur lidhur me angazhimin e Kolegjit Ayrshire me punëdhënësit:

Forumet e punëdhënësve dhe angazhimi i fuqishëm e punëdhënësve nëpër fushat inxhinierike ofron të dhëna të fuqishme për të qenë bazë informuese për planifikim dhe ofrim të programeve. Kolegji u përgjigjet shpejtë informatave kthyese nga punëdhënësit atëherë kur programet nuk u përshtaten saktësisht kërkesave të tyre dhe në përgjithësi ofrojnë zgjidhje. Komunikimi i rregullt dhe efikas me punëdhënësit, i bazuar në respektimin e ndërsjellë dhe përkushtimin e fuqishëm për angazhimin e punëdhënësve i mundëson kolegjit që të shkëmbejë planet”.

Të dhënat e nxjerra nga angazhimi ynë në shkallë të gjerë me punëdhënësit dhe organizatat e biznesit në Ayrshire, të kombinuara me analizën e prezantuar në Vlerësimin Rajonal të Aftësive për Ayrshire dhe Planin e Investimeve për Aftësive për sektorë të ndryshëm industrial, formëson çdo vit planin e mbajtjes së kurrikulës çdo vit.

Kolegji Ayrshire kanë bërë përpjekje të mëdha drejt zvogëlimit të boshllëkut të aftësive që ekzistojnë në arsimin profesional. Në këtë video kolegji na tregon disa nga mënyrat me të cilat janë ballafaquar me këtë sfidë, duke përfshirë zhvillimin e forumeve specifike profesionale; me kontributet nga menaxherët kyç të sektorëve në arsim, si dhe me vetë punëdhënësit, të cilët diskutojnë përfitimet nga integrimi. Shiko videon e shkurtë më poshtë.