Zërat e Ballkanit Perëndimor

Çdo muaj, ne do të dëgjohemi me mësimdhënës, ligjërues dhe shumë të tjerë të përfshirë në arsimin profesional në Ballkanin Perëndimor, nga ku mund të mësojmë më shumë lidhur me sfidat me të cilat përballemi në rajon.

Ne po jetojmë në një epokë teknologjike në të cilën gjithçka është e kompjuterizuar. Prandaj, sfida ime më e madhe është që të më jepet një mundësi për t’u bërë pjesë e trajnimit në kompani ku mund të marrë njohuri praktike dhe ta përshtati atë me njohuritë teorike, në mënyrë që të jem në gjendje që të transferoj njohuritë e mia tek studentët e mi. Gjithashtu komunikimi dhe bashkëpunimi me universitetet duhet të krijohet në mënyrë që të mund të ndajmë përvojën që do të jetë në dobi të gjithsecilit prej nesh. Dhe në fund, specialistët e fushës duhet të ofrojnë trajnime të shpeshta për proceset e reja teknologjike për mësimdhënësit e AAP-së. 

- Biljana Bajraktarova, Profesoreshë në Departamentin për Kimi, Teknologji dhe Industri Ushqimore, shkolla për AAP Dimitar Vlahov, Strumicë, Maqedoni

Sfida ime më e madhe janë klasat dhe laboratoret që duhen modernizuar, posaçërisht në shkollat e AAP-së. Në atë mënyrë mësimdhënësit do të jenë në gjendje që në mënyrë praktike t’u tregojnë studentëve pajisjet që përdoren aktualisht, ndërsa studentët do të kenë mundësinë që të kryejnë detyrat e dhëna në mënyrë më të suksesshme dhe kështu në të njëjtën kohë të marrin materialin e mësuar.

- Ljubica Spasova, Profesoreshë në Departamentin për Bujqësi dhe Veterinari, shkolla për AAP Dimitar Vlahov, Strumicë, Maqedoni

Gjatë muajve në vijim ne shpresojmë që të dëgjohemi me më shumë mësimdhënës nga Ballkani Perëndimor, për të krijuar një imazh më të mirë të sfidave të përballuara në adresimin e papunësisë së të rinjve, për të ndihmuar në rritjen e diskutimeve për zgjidhjet e mundshme në arsimin profesional. Thuaje mendimin tënd gjithashtu.