Këshillat më të mira për komunikimin jo-verbal

Komunikimi është diçka më e madhe se një bisedë midis njerëzve, komunikimi është perceptimi juaj sesi bota përgjigjet ndaj jush dhe sesi ju përgjigjeni përsëri.'

Marrëdhënia që ne kemi me botën mund të ndahet në shumë pjesë: mardhëia jonë me veten, miqtë dhe familjen, aktivitetet, vendet dhe momentet. Kur drejton një trajnim, qoftë një kurs profesional apo takim me lidera, sjellja juaj varet nga të tjerët.

Komunikimi është shtatë për qind verbal dhe 93 për qind jo-verbal. 55 për qind e komunikimit është gjuha e trupit dhe 38 për qind është toni i zërit. Mënyra si ne flasim me trupin tonë ka një impakt rreth nesh, sidomos për ata që duam të ndikojmë. Më poshtë po ju tregojmë sesi mund ta përdoni gjuhën e trupit.

Shprehja e fytyrës

Kur i drejtoheni një audience, fytyra juaj ka fuqinë të ngrejë ose të uli vetëbesimin. Nëse nuk bëni kontakt me sy me dëgjuesit tuaj apo shprehja e fytyrës nuk është në përputhje me fjalët tuaja, ju do i vendosni dëgjuesit në një distancë nga mesazhi që ju dëshironi të përcillni.

Fuqia e buzëqeshjes ka ndikim të madh, edhe kur nuk e shikojmë personin me të cilin po flasin, ne dallojmë kur ata qeshin. Një perceptim për ju mund të jetë shprehja e fytyrës dhe një buzëqeshje kur jeni duke dëgjuar. Një buzëqeshje mund të jetë më e rëndësishme se shkëmbimi i fjalëve në një bisedë të thjeshtë. Këto veprime të vogla do të përmirësojnë perceptimin e njerëzve kur marrin mesazhin tuaj.

Hapat drejt ndryshimit: 

1. Buzëqeshni

2. Kontakti me sy. Në një grup është e rëndësishme të kontaktoni me sy me të gjithë sallën.

3.  Pohimi me kokë

Pozicionimi i shenjave në sallë

Mendoni një eksperiencë negative në jetën tuaj. Ku ndodhi ajo. Tani mendoni si do të ndiheshit kur ta shikoni atë vend përsëri. Jo një mendim pozitiv, apo jo? Nëse keni lajme të këqija për të dhënë dhe ju i jepni këto lajme në të njëjtin vend ku jepni mësim, ju mund të krijoni një ambjent negativ në atë vend, kjo krijon një ndjenjë negative me ata që ju jepni mësim.

Kur komunikoni me një grup, kini parasysh se çfarë ju bëni dhe ku ndodheni, nëse dëshironi të jeni me humor, zgjidhni një vend me ata që mund të jeni të tillë, kur duhet të jeni serioz  zgjidhni një vend me ata që duan të jenë serioz. Unë kam një vend për t'u shprehur, e përdor këtë vend për të forcuar rregullat. Vendi im është gjithmonë nga muri dhe nga ku unë dua të flas. Shenjat e vendit përgatisin grupin tuaj për të hyrë në gjendjen që ata duan të jenë, kjo për të ndaluar dhënien e një mesazhi të paqartë.

Hapat drejt ndryshimit:

1. Vendos shenja në vend, në mendjen tuaj apo fizikisht

2. Mos ngatëroni emocionet apo mesazhet në shenjat e vendit, për shembull, mos tregoni një shaka në një vend serioz.

3. Gjithmonë përdor shenjat e vendeve

4. (Në një situatë një për një) nëse dëgjuesi është i ulur, ulu afër tyre, ky është ndryshimi i të folurit me dike dhe t'i flasësh dikujt, intimiteti.

Duart

Ka një gjë të përbashkët për mësuesit dhe folësit, për të përdorur duart gjatë të folurit, kjo është një mënyrë e mirë kur dëshiron t'i japësh kuptim asaj që ju jeni duke thënë. Çdo lëvizje duhet të përfaqësojë diçka, përndryshe lëvizjet do të krijojnë një problem duke mos përputhur fjalët që ju jeni duke thënë dhe duke e shpërqëndruar audiencën nga ajo çfarë ju jeni duke thënë.

Hapat drejt ndryshimit:

1. Filmo veten tuaj duke drejtuar një trajnim

2. Shikoni regjistrimin

3. Pyesni veten tuaj nëse lëvizjet e duarve janë në përputhje me fjalët tuaja

4. Mendoni si mund të kishit vepruar ndryshe

Drejtimi i trupit tonë luan një rol të madh në mjedisin që ne krijojmë, si ne arrijmë objektivat tona dhe mardhëniet të cilat ne ndërtojmë. Prioritet ka 55 për qind e komunikimit, në mënyrë që ju ta çoni punën tuaj në një nivel tjetër.

Nga Kevin George

Kevin George është një Këshilltar i Performancës Njerëzore. Puna e tij fokuset tek Zhvillimi i Sjellieve. Kevin ka hartuar programe të suksesshme të Premier League, për British Council dhe Insitutin e Këshilltarëve. Mbi 50,000 njerëz kanë marrë pjesë në programet e tij.