Model për të përmirësuar zhvillimin profesional

Modelet tradicionale të zhvillimit profesional e shikojnë si të nevojshme trajnimin e mësuesve. Ne flasim rreth zhvillimit të vazhdueshëm profesional (CPD), i cili regjistron eksperiencat dhe të mësuarin e mësuesve, duke synuar përmirësim në të ardhmen në praktikat arsimore.

Megjithatë, Stephenson College në Mbretërinë e Bashkuar, ka zbuluar një model ndryshe, zhvillimi i praktikave të përbashkëta (JPD).

Ky model ka qenë i suksesshëm në mbështetjen e të mësuarit dhe mësimdhënies.

Zhvillimi i praktikave të përbashkëta është përkufizuar nga Michael Fielding si 'të mësosh mënyra të reja të punuari nëpërmjet përfshirjes së përbashkët që tregon praktika të ndryshme me të tjerët.' Ndryshon nga zhvillimi i vazhdueshëm profesional sepse përfshin ndërveprim dhe zhvillim të përbashkët me individë dhe organizata dhe njeh të gjithë partnerët që janë të gatshëm të ofrojnë. Proçesi përfshin kërkimin, duke përfshirë bashkëpunimin e palëve.

Duke patur parasysh këtë, Stephenson College bashkëpunoi me katër shkolla të tjera dhe një grup profesionistësh, duke përfshirë hartues faqe interneti, animatorë, një kompani filmash dhe publikuesish, për të krijuar një komunitet të mësuari. Duke punuar së bashku dhe duke ndarë ide, shpresa qëndronte që ky komunitet të ishte i aftë të përmirësojë praktikat në krijimin e programeve mësimore.

Të gjitha shkollat partnere u ftuan në ditët e trajnimit para projektit dhe u kërkua të kontribonin në krijimin e programit mësimor. Pjesëmarrësit u takuan me profesionistët për të diskutuar dhe ndarë idetë rreth mënyrave më të mira për të krijuar burime të reja. Kjo përfshin bashkëbisedime rreth aftësive dhe proçedurave që mund të mbështesin proçesin. Stephenson College mblodhi të dhëna cilësore e sasiore nga shkollat partnere, së bashku me një përmbledhje të brendshme me mësuesit. Ata organizuan fokus grupe me studentët për të vlerësuar rezultatet e projektit. 

Stephenson College zbuloi se futja e përqasjes së zhvillimit të praktikave të përbashkëta ishte me vlerë në zhvillimin e materialeve mësimore dhe përmirësimin e aftësive të mësuesve.

Të gjithë mësuesit ishin të përfshirë në krijimin e burimeve të përshtatshme në takimet e shpeshta që zhvilloheshin. Këto takime i vinin në ndihmë krijimit të burimeve inovative dhe dixhitale, duke kombinuar njohuritë e industrisë dhe çfarë studentët kanë nevojë.

Ky proçes ishte efektiv në lejimin e mësuesve për të bërë disa përmirësimve, duke inkurajuar reflektimin dhe mundësinë nga eksperiencat e të tjerëve.

Për të lexuar më shumë rreth projektit, klikoni këtu.

Nëse dëshironi të lini komentin tuaj për këtë artikull, ju lutem dërgoni email tek VEE@britishcouncil.org dhe bashkohuni në debat. Nëse dëshironi të jepni artikullin tuaj, zbuloni sesi këtu.